Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme thirrjet për pjesëmarrje në protestën e së hënës. Basha thotë se shqiptarët duhet të bashkohen për të luftuar kundër krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.
Ai thekson sërish se nuk do të ketë asnjë hap pas deri në ikjen e kryeministrit Edi Rama.
"Të hënën 8 Korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik", shkruan Basha.
Opozita organizon të hënën në orën 20:00 protestën e 10 kombëtare, e cila është e para pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo ka deklaruar se nuk do t'i njohë zgjedhjet e 30 qershorit, por nga ana tjetër shfaqur e ndarë për datën 13 tetor të dekretuar nga presidenti Ilir Meta si datë për zgjedhjet lokale.
Ok Dakort. E zeme se ju jeni kryeminister. Cfare do beni me Gerdecin,21Janarin,Rrugen E Kombit, E pra Lulzim Basha keto pyetje nuk kane pergjigje per shqiptaret akoma prandaj OPOZITA nuk po gjen vetveten dot. Shqiptaret nuk Jane dele mos harroni.
PërgjigjuIk mer hajdut. Turp per demokratet qe e e lejne PD ta perdorni ti edhe plehra SRB si mburoje per vjedhjet tuaja familjarisht. Qelbesira
Përgjigju