I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor vizitë në Tiranë! Këtë javë DASH përshkallëzon sanksionet ndaj të korruptuarve

5 Dhjetor 2021, 17:36| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 22:49

  • Share

Tensionet në PD sa vijnë edhe shtohen, teksa po afron edhe 11 dhjetori, dita kur Sali Berisha ka deklaruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ndërkohë bëhet me dije se vetëm 2 ditë para kësaj dite, më 9 dhjetor do të vijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit vjen në Tiranë në ditën ndërkombëtare antikorrupsin, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për vizitën.

Ndërkohë sipas "Reuters" Departamenti i Thesarit i SHBA do të vendosë një sërë sanksionesh javë e ardhshme për të shënuar Samitin e SHBA për Demokraci.

Do të synohen personat e përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe që minojnë demokracinë, akuza këto dy të fundit mbi bazën e të cilave u shpall 'non grata' edhe Berisha. Nuk jepen ende detaje për personat që do të përballen me sanksione.

SHBA ka shfaqur hapur distancimin nga Berisha, teksa vetë ambasadorja e Yuri Kim ka deklaruar se nëse Berisha merr drejtimin e PD, nuk do të bashkëpunojnë më me këtë forcë politike.

Komento

Komente

  • Papuli: 06/12/2021 02:51

    Ndersa iu desh mbi nje dekade pas L2B te kuptonin se diversioni ndaj Shqiperise ishte komplet nje deshtim, idiotet e zgjuar ne DASH e gjetke ende eksperimentojne neper ballkan me pasoja te parikuperueshme per popujt tane te vegjel. Berisha nje ish vegel qorre e tyre po iu kundervihet sot padroneve te kubikeve ne Washington. Qe kane te tjera vegla akoma me qorre por me te gjate ne Tirane dhe Beograd. Nuk ka me turp dhe nuk ka patur nje kohe kur ndergjegjia kombetare e shqiptareve ka rene pertoke. Servilizmi, zhvatja dhe spiunlleku jane sot vlerat e udheheqesve tane.

    Përgjigju
  • sifi: 05/12/2021 19:51

    Eskobar dy dite perpara miringut te Saliut ,cfar tregon ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?