Selia e Partisë Demokratike

Dy ditë pas leximit të emrit si firmëtarë të 11 dhjetorit, demokratët e Rrogozhinës akuzojnë Berishën: Na numërojnë si dele! Na janë falsifikuar firmat, Basha të marrë masa

5 Dhjetor 2021, 17:45| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 18:06

  • Share

RROGOZHINË- Dega e Partisë Demokratike të Rrogozhinës i është drejtuar me një lehët kryedemokratit Lulzim Basha që të marrë masa, pasi sipas tyre u janë falsifikuar firmat nga mbështetësit e Sali Berishës duke i bërë si përkrahës të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat që janë lexuar nuk kanë firmosur duke theksuar se ato njohin një kryetar dhe ai është Lulzim Basha, i zgjedhur pak muaj më parë.

"Janë falsifikuar, është bërë një paçavure, këtu janë falsifikuar firmat, i kanë marrë delegatët me radhë dhe u kanë përmendur emrat, pa firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor".

"Dëgjova dhe emrin tim, por unë nuk jam pjesë e atij Kuvendi, unë bashkë me kryetarin e degës së Rrgozhinës, kemi mbledhur firmat për Kuvendin e datës së 18 dhjetorit, më duket jo serioze personat duhet të mbajnë përgjegjësi".

"Unë nuk kam firmosur, kam firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të kryetarit Lulzim Basha"

"Me emrin tim kanë abuzuar, kanë shkruar emrin, pa i numëruar si dele me 11 duke i fut për t'i numëruar si njerëz, unë jam ai që do jem me 18 dhe jo 11",

"I bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që ne nuk duhet të përçahemi dhe të njohim një kryetar dhe ai është Lulzim Basha", shprehen demokratët.

Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë. Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat. 

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?