Dy faktet që vulosin pse 13 tetori i Metës është tërësisht antikushtetues

27 Qershor 2019, 16:12| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 16:19

  • Share

Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga data e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku vetë i dekretoi, presidenti Ilir Meta pas një takimi me liderin demokrat Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili dhe aleatët e djathtë të tyre, shpalli datën 13 tetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Edhe pse Meta vijon të këmbëngul se është vetëm ai që vendos për datën e zgjedhjeve dhe ka shumë arsyeje që e bëjnë dekretin e Metës tërësisht antikushtetues.

Dy prej Kodeve Zgjedhore shprehin qartë se presidenti Meta nuk ka fuqi jurdike për datën e re të zgjedhjeve.

Së pari, ka të bëjë me afatin e mandatit të të zgjedhurve. Mandati i kryetarëve aktuale të bashkive mbaron në 10 gusht dhe Kodi Zgjedhor shprehet qartë se zgjedhjet duhet të zhvillohen përpara se të mbarojë mandati. 13 tetori i Metës është 2 muaj pasi kryetarëve ju mbaron mandati.

Së dyti, Kodi Zgjedhor saktëson se Presidenti duhet ta shpallë datën e zgjedhjeve 9 muaj përpara se të skadojë (mbyllet) mandati 4 vjeçar. 13 tetori i Metës jo vetëm që nuk është një datë që ruan distancën 9 mujore, por është pasi mandati ka mbaruar. Pra, totalisht antikushtetues.

Sipas Metës kishte dy arsye të forta për të vendosur datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve lokale. E para lidhet me të ardhmen integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe e dyta lidhet me nevojën për zgjedhje gjithëpërfshirëse, ku sipas Metës nuk do të ketë asnjë bashki nga 61 të tilla që nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativë.

Por pavarësisht pretendimeve të Metës dy faktet e mësipërme që parashikohen në Kodin Zgjedhor e bëjnë dekretin e Metës sot nul, pa asnjë vlerë ligjore.

Komento

Komente

  • Shqip: 27/06/2019 16:24

    Perse populli nuk proteston kunder presidences?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?