Ilir Meta

Dy 'grushte', për të shpëtuar Ilir Metën nga shteti

22 Shkurt 2020, 18:51| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 18:52

  • Share

Ilir Meta d të hyj në historinë e Shqipërisë si politikani që sa herë është në rrezik shpik një grusht shteti.

I pari ishte më 22 Janar 2011, një ditë pas vrasjes barbare në bulevard të katër shqiptarëve që protestonin kundër videos së tij.

Për të mbuluar vrasjet e “kokpalarëve” dhe pastaj për të diktuar drejtësinë, Ilir Meta me Sali Berishën, shpikën të famshim grusht shteti. Atëhere meqë Berisha ishte kryeministër dhe Meta zëvendës I tij, grushtin e shtetit “e bënte” Presidenti Kryeprokurorja dhe katër gazetarë.

Të gjithë e mbajmë mens se si atëhere torturoi dhe Eduard Halimin me shok të hetonin drejtësinë, që nuk po gjente dot autorët e grushtit të shtetit, duke bllokuar kështu hetimet e prokurorisë , duke refuzuar të dorzonte dëshmitarët dhe duke I mbushur sallat me gardistë, të cilët kishin “shpëtuar Shqipërinë”, nga grushti I Shtetit. 

Se si mund të bënte grusht shteti një President kundër qeverisë, nuk kishte zot ta kuptonte veç Ilir Metës dhe Sali Berishës, por ata ja arritën në një farë mase të frenonin hetimet mbi vrasjen, të trembnin drejtësinë  ti thërriste si të pandehur për vrasje dhe natyrisht e trembën ti dënonte.

Nëntë vjetë më pas Ilir Meta është sërish përballë një problemi që lidhet me shkarkimin e tij. Parlamenti me shumë mundësi e shkarkon atë brenda muajit që vjen dhe fati i tij mbetet në duar të Gjykatës Kushtetuese. 

Beteja e tij për të kontrolluar në mënyrë antikushtetuese përbërjen e Gjykatës  Kushtetuese, me qëllim që të shpëtoj nga shkarkimi ka marrë përsëri emrin “betejë kundër grushtit të shtetit”. 

Njësoj si pas 21 janarit, ky njeri ka shpikur grushtin e dytë të shtett, meqë ndjehet i rrezikuar. Këtë rradhë Sali Berisha është pas tij, por në heshtje, ndërsa Lulzim Basha pas tij me bezdi.

Beteja e tij qesharake, butaforia e thirrjeve të nëpunësve të tij dhe militantëv etë LSI, që flasin për “vdekje të “grushtit të shtetit”, është një komedi që do të mbahet mend gjatë në historinë e këtij vendi, si çdo histori tragjike që tenton të përsëritet.

Herën e parë Ilir Meta shpalli puçist Presidentin, se rrezikonte qeverinë. Këtë rradhë po shpall puçiste qeverinë, se rrezikon të shkarkoj presidentin. Duken si dy gjëra të ndryshme por është e njëjta gjë. Në të dy rastet Ilir Meta që rrezikohet nga drejtësia, shpall veten shtet dhe shpik një grusht përballë tij. është mirë ta marrë më lehtë. Të mos shqetësohet për shtetin, pasi ai ndjehet më I sigurtë pa të.është më mirë të shqetësohet për grushtin me të cilin po tenton të kërcënoj drejtësinë, siç e kërcënonte pas 21 Jananrit. 

Tani ca gjëra kanë ndryshuar dhe nuk e thërret dot Doktorin në mesnat ëti tregoj videot e Priftit e Zenit si garanci për besnikërinë. Dhe as të kërcënoj më prokurorët dhe ministrat e drejtësisë. Le të dal në bulevad aty ku dolën “kokpalërët” më 21 Janar, dhe të jetë i sigurt që nuk do ta vras askush . 

Nuk e ka dënuar njeri me vdekje. Siç shihet Zoti e ka dënuar me më shumë se aq. E ka bërë qesharak./ tema

Komento

Komente

  • Liljana Mboqe: 22/02/2020 19:15

    Ilir Meta eshte njeriu me koruptuar se bashku me Monen ne vendin tone, te arestohet se po kerkon vella vrasje, bastardo president

    Përgjigju
  • Emir: 22/02/2020 18:59

    Paragrafi i fundit ishte perle mero..zoti e ka denuar me shume ,,e ka bere qesharak...je nder gazetaret me te mire mero...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?