Kreu i PD-së Lulzim Basha

Opinion

Dy imazhe që nuk konvenojnë të Lulzim Bashës

3 Prill 2021, 14:05| Përditesimi: 3 Prill 2021, 14:06

  • Share

Në këto ditë të fushatës, ndërsa kreu i PD-së ka shpeshtuar daljet e tij në terren dhe takimet qytetarët, vërehet se fjalori i tij ka ndryshuar së tepërti nga më parë. Madje duket sikur bëhet fjalë për dy njerëz të ndryshëm. “ Qeveria ime”, “ votoni për mua”, “ nën udhëheqjen time..” janë ndër togfjalëshat më të përdorur të Bashës gjatë takimeve.

Po ashtu dhe në spotet publicitare e që bën vetë PD frazeologjia nuk ndryshon: “  ai që futi vendin në NATO dhe liberalizoi vizat” por dhe që “vetëm ai mund ta fusë vendin në BE”. Janë një sërë spotesh pra që po ngrejnë një kult të ri, një kult që nuk ka ekzistuar dhe me merita që as ka guxuar t’i mendojë se i ka patur. Kulti i Bashës, si vizionar, plot arritje të panjohura më parë si anëtarësime ndërkombëtare e  ku secila do të ish për dekorim Urdhër Skënderbeu, po dalin në dritë këto ditë. U desh kjo fushatë elektorale pra, që qytetari të zbulojë Bashën e arritjeve, kur deri më parë kritikohej si i plogët.

Vërtetë duken si dy personazhe të ndryshëm. A thua bëhet fjalë për të njëjtin Lulzim Basha kur deri një muaj më parë, ndërsa kritikohej se nuk arrin të krijojë karizëm dhe personalitet të fortë, të  PD e aleatët e tjerë e mbronin se sidoqoftë Basha është një drejtues normal dhe se vendi ka nevojë për kryeministër normal, pa qenë nevoja e liderit të fortë e që kontrollon gjithçka.  Regjia duket se ka ndryshuar. Tashmë për zgjedhje duhet në Bashë tjetër, një më i fortë, më kërcëllitës e plot bëma, ndonëse këto bëma duhen sajuar se s’ke nga t’i gjesh.

Është normale që stafi elektoral kërkon të ngrejë figurën e drejtuesit për të krijuar një imazh force e për të mobilizuar elektoratin në funksion të votës, por gjithsesi gjërat e kanë një masë. Në një vend të vogël si i yni ku shumëkush e njeh tjetrin, po ashtu njihet mirë Basha që ka qenë dje nga ai që kërkojnë të shesin sot. Duket si një xhaketë e vjetër e kthyer mbrapsht dhe për të sajuar një të re. Veçse për kostumin e ri të Bashës është dashur të përdoren e të shpërdoren dy kostume Berishe dhe një kostum Mete.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?