18 zonat e reja ku do të rindërtohet pas tërmetit/ Ahmetaj: Sot hapet gara për modelet e shtëpive! Aplikoni në platformë (VIDEO)

31 Janar 2020, 11:45| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 17:59

  • Share

TIRANE- Qeveria ka miratuar zonat e reja ku do të rindërtohen pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezanti 18 zonat e reja ku do të rindërtohet (9 prej të cilave në Tiranë).

Ahmetaj tha se sot do të hapet edhe gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohen, ndërsa theksoi se ato do të jenë me parametra bashkëkohore dhe anti-sizmike. Me mbylljen e garës në datë 6 shkurt, Ahmetaj deklaroi se do të nisë procesi i rindërtimit duke nisur që nga prokurorimi publik (përcaktimi i tenderëve). "Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi", u shpreh Ahmetaj.

Ministi i Rindërtimi i bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, të aplikojnë për banesë për t'i hapur rrugë nisjes së procedurave për rindërtim. Ai tha se është vënë në dispozicion të tyre një kapacitet prej 13 punonjësish për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit online, ndërsa theksoi se në dy ditët e para të aplikimeve të nisura në 29 janar, 200 familje kanë paraqitur kërkesën e tyre pas banesë. "Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike", tha Ahmetaj.

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri në datë 29 janar, ndërkohë që pas paraqitjes së kërkesës së tyre do të pajisen me një dosje ligjore që do jetë e nevojshme për hapat në vazhdim. Fatura e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të publikohet në datën 4 shkurt, ndërkohë që në datë 17 shkurt do të mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel.

 

Ora 13:39
Ahmetaj: Sot hapet gara për modelet e shtëpive, me 6 shkurt nis procesi i rindërtimit! Banorët të aplikojnë në platformë (VIDEO)

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se sot hapet gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ai tha se gara për modelet e shtëpive do të mbyllet në datë 6 shkurt. Pas kësaj date, theksoi Ahmetaj do të nisë procesi për ndërtimin e banesave bashkëkohore dhe anti-sizmike.

Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë online për banesat ndërsa për ata që nuk do mund të bëjnë aplikimin online u shpreh se janë hapur 75 zyra që do të jenë në dispozicion të tyre.

"Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.

Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi.

Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, gjithë stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike", tha Ahmetaj.

Ora 13:37
Qeveria miraton 18 zonat ku do të rindërtohet pas tërmetit, 9 prej tyre në Tiranë (VIDEO)

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar 18 zonat e reja, 9 prej të cilave në Tiranë ku do të rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.

1- Njësia administrative Shijak-FSHZH

2- Kurbin- Do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë

3- Thumanë-FSHZH

4- Kurbin- Një zonë tjetër

5- Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë

6- Durrës- Kemi një zonë -FSHZH

7- Vore- një zonë

8- Kavajë-një zonë në qytet

Tiranë- 9 zona të reja 

1- 5 maji 

2 -Zona e autotraktorëve 

3 -Kombinat.

4 -Universiteti Bujqësor i Tiranës,

5 -Baldushk, ku do të bëhet ndërtim kolektiv (restaurim i gjithë zonës)

6 -Ndroq,

7 -Vaqarr

8 -Zall Herr

Komento

Komente

  • I demtuari nga termeti: 20/02/2020 11:36

    ARBEN AHMETAJ PARA SE TE VENDOSE PER NDERTIMET RRETH TERMETIT DUHET TE KALOJE NE FILTRIN E VETINGUT ISH MINISTRI I FINACES AHMETAJ NUK ESHTE I BESUESHEM PER POPULLIN

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/01/2020 13:48

    Eshte RASTI unik dhe me i mirë qe të prishni gjith bajgat qe ndertuan fshataret bajga në të të gjithe republiken për 30 vjet duke shemtuar vendin dhe të ndertoni ashtu siç duhet. MBLIDHINI FSHATARET NË NJE ZONE DHE MOS I LEJONI TË JETOJNE VEÇ E VEÇ SË NA HAPEN BARKUN. I KANË KTHYER QYTETET NË BAJGA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?