Dy muaj nga djegia e pallatit në Tiranë, 45 familje ende s’kanë hyrë në shtëpitë e tyre, jetojnë me qira

14 Nëntor 2023, 15:55| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:21

  • Share

Rreth 20 banorë të pallatit 10-katësh që mori flakë më 14 shtator në rrugën “Muhedin Llagani” në kryeqytet, u mblodhën përpara Bashkisë, për të parashtruar dy kërkesa.

Ata kërkojnë të mësojnë nga Bashkia se kur do të përfundojë rikonstruksioni i pallatit dhe çfarë do të bëhet me bonusin e qirave për 45 familjet që nuk banojnë aty, pasi pallati është cilësuar i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit.

Dy muaj që nga zjarri që nisi në katet e sipërme dhe u përhap në pjesën më të madhe të godinës, rindërtimi po bëhet vetëm në pjesën e fasadës.

Banorët thonë se pjesa e jashtme po mbulohet nga firma e ndërtimit, ndërsa pjesa e brendshme nga Bashkia e Tiranës. 

“Deri më sot nuk kemi ende një informacion në lidhje me projektin e rikonstruksionit që deo të bëhet për pallatin, për të sistemuar pjesët e brendshme të tij. Kanë filluar punime vetëm në pjesën e fasadës, pra në pjesën e jashtme. Ndërkohë nga Instituti i Ndërtimit ka kaluar 2 muaj dhe nuk ka ende ndonjë përgjigje në lidhje me përforcimet, si dhe kur do bëhen. Aktualisht banorëve nuk i lejohet të hyjnë në pallat, ku nuk ka energji elektrike dhe ujë. Dëmet vazhdojë dhe shtohen si rezultat i djegies në tubacionet e aspirimit, pra më shirat e ditëve të fundit dëmet janë shtuar në banesa. I jemi drejtuar për informacione dhe përgjigja ka qenë që po merret instituti i Ndërtimit për projektin, por besoj 2 muaj është një kohë më se e mjaftueshme për të dhënë një përgjigje. Shumica e banorëve janë me qira."-tha një banor.

Pallati 10-katësh pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët. 

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit konfirmuan se materiali i fasadës së pallatit 10-katësh në zonën e Nshrakut ka nxitur përhapjen e zjarrit dhe ka penguar shuarjen e tij duke u bërë shkak që temperatura në vatër të arrinte 700 gradë. Kjo nxehtësi ka dëmtuar betonin dhe çelikun e strukturës së pallatit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?