Dy pushuese nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin, shpëtohen nga vrojtuesi i plazhit (FOTO)

21 Qershor, 10:01| Përditesimi: 21 Qershor, 12:34

  • Share

Lezhe- Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikura të mbyten sot në plazhin e Shëngjinit.

Dy gratë janë nxjerrë nga deti nga vrojtuesi i plazhit. Më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë shqiptaret e Kosovës.

Prej 1 qershorit kur është hapur zyrtarisht dhe sezoni turistik, numri i pushuesve në bregdetin e Lezhës ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa bashkia ka përqëndruar të gjitha shërbimet e saj në bregdet për të ofruar rregull dhe pasterti.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pushuesim: 21/06/2024 13:11

    Kosovaret nuk xene mend,nuk din not e shkojn larg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?