Ish-kryeministri Sali Berisha

Dy pyetje për Saliun

12 Gusht 2022, 10:08| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 10:54

  • Share

Sali Berisha dje në një takim për perkujtimoren e 34 vjetorit te varjes së Havzi Nelës tha: “Edi Rama ka thënë se Kristaq Rama, si komunist ishte në anën e duhur të historisë. Ç‘Ishte komunizmi dhe komunistët shqiptar? Ata ishin për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Ata ngritën një diktaturë nga më mizoret me një luftë klasash të pashëmbullt. Ata…”

Plotësisht dakort me ato që thotë Sali Berisha. Por Saliu duhet të sqarojë dhe pozicionin e tij. Tani Saliu duhet të na thotë, në ç’anë ka qenë si anëtar i Partisë Komuniste që nga mosha 24 vjeç në 1968 deri në vitin 1990, kur me tesërën e komunistit në xhep e leu me blu dhe u ba demo(n)krat?

Si sekretar i organizatëse së Partisë Komuniste të spitalit, që detyrë kryesore kishte zbatimin e vijës së partisë, luftën e klasave dhe çfaqjet e huaja dhe raportimin e armikut të brëndshëm dhe të jashtëm e organet e Drejtorisë së Punëve të Brëndëshme, sa i zellshēm dhe i ashpër ka qenë Saliu?

Saliu duhet të dijë se deshmitare që janë gjallë për luftën e klasave që ka bërë Saliu si sekretar i organizatës së partisë. Saliu duhet të dijë se studentë janë gjallë se si Saliu i nxirrte nga fakulteti për çfaqje të huaja e flokë të gjata. Saliu duhet të dijë dhe di shumë gjêra të tjera për lidhje të….. me shërbimet e fqinjit verior apo përdorur …. nga dy shërbimet …. Sigurimi dhe shërbimi fqinjit verior.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 12/08/2022 12:15

    Nuk e di sa mend mund te kesh te mbeshtetesh nje anti shqiptare ge vetem vjedhje dhe krime ka bere ndaj popullit shqiptare Komento

    Përgjigju
  • Igor: 12/08/2022 11:33

    Nuk e kuptoj kete popull Injorant ku akoma e mbeshtesin kete anti kombetare ky doli i par qe ishte kunder pavaresise se Kosoves ,sa luftetare te UCK i burgoste ne Tirane me urdher te UDB si mundet ti besoni keti tradhtari qe vetem jeta e vete lukse i intereson kurse 32% e popullit nuk e kane ushqimin e mjaftueshem dhe ky jeton me familjen ne villa prej disa miljonash EURO turp tju vjen si popull kur i besoni keti tradhtari.

    Përgjigju
  • ori: 12/08/2022 11:06

    Aman ku u be ky krimineli tflasi ngeli tu be gerr gerr kot

    Përgjigju
  • Aris: 12/08/2022 11:05

    Saliu nje njeri i pamoralshem qe vazhdon dhe flet akoma dhe kerkon te marre pushtetin

    Përgjigju
  • Lala: 12/08/2022 10:58

    Salen e dim ne o shoku po ty spo te marr vesh QE I me majt gajret Ter keto vite..Tani u kujtove te shkruash?

    Përgjigju
  • eri: 12/08/2022 10:57

    Shume kriminel eshte saliu

    Përgjigju
  • fredi: 12/08/2022 10:57

    Bejini naj pyetje per gerdecin ose 21 janarin

    Përgjigju
  • Genti: 12/08/2022 10:27

    Patjeter qe nuk ka goje ky hipokrit te flase per komunizmin kur ka qen vet komunist

    Përgjigju
  • Albana: 12/08/2022 10:25

    Saliu ka qen gjithmone nje komunist i devotshem kur kujdesej per shendetin e enverit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?