Foto ilustruese

Dy qytetarë humbin jetën nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë, shënohen mbi 2700 raste të reja

25 Janar 2022, 16:25| Përditesimi: 25 Janar 2022, 16:33

  • Share

Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 2 707 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 556 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726. Në total numri i rasteve aktive është 21.668.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?