Benjamin Netanyahu
Dy raketa ranë në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Caesarea këtë të shtunë (16 nëntor 2024).
Policia dhe agjencia e sigurisë Shin Bet thonë se “ngjarja e rëndë, shënon një përshkallëzim të rrezikshëm”, duke nënkuptuar se sulmi mund të jetë kryer nga Hezbollahu, pasi kujtojmë se javët e fundit, një dron i nisur nga Libani goditi të njëjtën shtëpi të kryeministrit izraelit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Mediat bëjnë me dije se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Gjatë së shtunës, nga Libani u lëshuan më shumë se 70 raketa drejt Izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmohet me dy raketa rezidenca e Netanyahut në Caesarea, kryeministri izraelit nuk ishte në godinë
K.M/ReportTv.al