Opinion

Dy rrjeshta sipër 1001-shit

3 Maj 2021, 18:38| Përditesimi: 3 Maj 2021, 18:40

  • Share

Ka më shumë se 1001 arsye dhe faktorë që sollën fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga Edi Rama dhe Partisa Socialiste. Unë do të flas për ato pak sipër 1001-shit. Edi Rama zgjodhi një kauzë që historia e kërkonte, e mbajti kauzën lart mbi inetersat për pushtet, nuk u tërhoq përpara imperativit historik, nuk bëri pazare për të lehtësuar barrën e rëndë të kauzës dhe nisi rrugëtimin e vështirë të fushatës. Edi Rama nuk u trëmb nga humbja edhe pse ajo ishte në pragun e derës si edhe fitorja, por Edi Rama luftoi ballas për fitoren e kauzës.

Ai e kërkoi fitoren e Tij vetëm përmes fitores së kauzës së shpallur, pa u tunduar nga mundësi apo rrugë të tjera. Bashkë me socialistët e mori kauzën mbi shpatulla dhe kërkoi aleancë me gjithë shqiptarët; kjo për arsyen e thjeshtë se kauza nuk ishte ego personale e tij, as e socialistëve por e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lajtmotivi i fushatës fillim e mbarim ishte kauza: “Të bëjmë Shqipërinë”.

E kjo nuk është kauzë partiake por kombëtare. Historikisht jemi fazën e përmbushjes së fjalisë së tretë të veprës lapidar të ideologut të çështjes kombëtare Sami Frashëri: “Shqipëria ç’ka qënë, ç’ është dhe çdo të bëhet.”. Shqiptarët e kuptuan rëndësinë e kësaj kauze si një amanet të Rilindasve dhe shkuan përtej intersave minore individuale apo mërive të lidërëve opozitarë.

Më tej Edi Rama i bëri thirrje opozitës për të bashkpunuar në dobi të kauzës kombëtare. Nuk kishte ndodhur që gjatë fushatës ti shtrihej dora kundërshtarit politik. E quajtën hipokrizi e marrrëzi por Ai, përtej mendësive përçarëse, e bëri thirrjen për bashkpunim si një kërkesë historike të kohës, i bindur se Shqipëia mund të bëhet dhe do të bëhet nga të gjithë shqiptarët.

Pra nuk kërkoi fitore për tu ndarë, por për tu bashkuar në funksion të përmbushjes misionit kombëtar. Shqiptarët e mirëkuptuan thirrjen e Edi Ramës për bashkpunim dhe iu kthyen kurrizin skifterëve të politikës. Qytetarët e kuptuan drejt dhe e vlerësuan thirrjen si të sinqertë por e kundërta ndodhi dhe po ndodh me opozitën.

Opozita nuk iu përgjigj ftesës për bashkpunim në kohën e fushatës dhe tani pas zgjedhjeve ende vazhdon të rrijë e ngujuar në llogoren e vet. Nëse opozita nuk do ti njohë zgjedhjet dhe do të nxjerrë në shesh militantët, këtu del qartë se misioni i sajë në zgjedhjet 25 prillit 2021 nuk ka qenë marrja e pushtetit por destabilizimi i vendit.

Nëse krahu ekstrem do ta tërheqij zvarrë opozitën, para shqiptarëve do të qartësohet se misioni i opozitës shkon përtej ambicieve politike dhe për fatin e keq është një mision që injektohet dhe sponsorizohet nga qarqe antishqiptare.

Jashtë Parlamentit opozita do të kërkojë që ta kthejë Shqipërinë në vitet 1990, apo më tutje në momentet më të vështira të historisë së sajë. Pa dyshim se është mision i pamundur, ajo do të dështojë dhe historia do ti rezervojë asaj vendin e turpit.

Do të jetë një hije turpi që nuk do ti ikij lehtë dhe do ta ndjekij atë për vite e vite… Të shpresojmë që në betejën e brendshme të opozitës të fitojë krahu progresist dhe opozita të kthehet në vendin e vet kushtetues, prej ku do të kontribuojë në të mirën e vendit dhe do të lartësojë vetvehten.

Do të bashkohet me të gjithë për Ta bërë Shqipërinë. Kështu fitorja do të na buzëqeshij të gjithëve, do ta shijojmë të gjithë së bashku. Duket se ka vend të evokojmë me nderim parashtresën historiko-kombëtare me të cilën Samiu e mbyll veprën e sipër cituar: “Ja qëllimi ynë!

Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s`ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim, një besë!”, duke shpresuar se opozita do ta dëgjojë Patriotin e shquar të Rilindjes Shqipëtare. Mos ta humbim orën e mirë të historisë. O sot o kurrë. Më tej është vonë, tepër vonë, në kufijtë e pamundsisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?