Pamje nga Afganistani pas tërmetit

Dy tërmete të njëpasnjëshme në Afganistan! Raportohet për 22 të vdekur, por numri i viktimave mund të rritet! 4 fëmijë u gjetën nën rrënoja

18 Janar 2022, 09:05| Përditesimi: 18 Janar 2022, 09:10

  • Share

22 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin. Sipas raportimeve, tërmetet me mganitudë 4.9 dhe 5.3 të shkallës rihter goditën provincën veriperëndimore të Badghis.

Rreth 700 banesa u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve të forta. Mes rrënojave u gjetën të vdekur edhe katër fëmijë. Mësohet se tërmetet goditën me një diferencë prej 2 orësh nga njëri-tjetri.

Ekipet e kërkimshpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja për trupa të pajetë dhe numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Rajoni ku goditi tërmeti konsiderohet si një nga më të varfrit në Afganistan, raporton BBC.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?