Ish-kryeministri Sali Berisha

Politikë

Berisha: Ramën e paralajmëroj si Nanon! Mjerë ai ç'do heqë! Basha i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri e SHBA! Kryedemokrati: Qesharake, ti s'njeh kufi për interesat e tua personale

26 Nëntor 2021, 17:17| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:21

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi me tone të ashpra nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fundi i Edi Ramës është shumë afër, ndërsa për Bashën tha se është i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA duke e akuzuar për dy dosjet, ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’.

Berisha theksoi se Rama mori mandatin e tretë përmes patronazhistëve dhe ishte Basha ai që ja firmosi fitoren, duke menduar vetëm për karrigen e tij, ndërsa deklaroi se paralajmërimin që i ka bërë Fatos Nanos, po ja bën edhe Edi Ramës, se mjerë ai çfarë do heqë. Sakaq, ish-lideri historik i PD i bëri thirrje Ramës të bëjë gati valixhet dhe të niset drejt Beogradit së bashku me 'Lul pengun', duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

“Rama mori mandatin e tretë duke nxjerrë të dhënat e shqiptarëve në sistemin e patronazhimit. Rama përdori kriminelë, por peng Basha i cili u zotua të mbrojë votën, nuk e mbrojti atë në 2017, në zgjedhjet e Peshkopisë, i dha fitoren pa marrë pjesë në garë në zgjedhejt lokale. Në 2021 ai u dorëzua, firmosi fitoren e Ramës dhe u mor me karrigen e tij. Këto dëshmojnë se situata në vend është kritike, por është kjo situatë e cila gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë, të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e Partisë Demokratike, për shtrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Edvin, fundin e ke të afërt, mjer ti ç'do heqësh. Paralajmërimin që i bëra Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty në këtë sallë, fatin e tij do pësosh nga gratë dhe burrat e Kurbinit. Bëj gati valixhet dhe nisu në Beograd, mos harro dhe Lul Pengun.”-tha Berisha.

Si jo rrallë herë, Berisha i kërkoi Bashës të japë shpjegime për dosjet të cilat ai akuzohet si i përfshirë. Berisha theksoi se Edi Rama i ka bërë nder Bashës duke mos e çuar në Gjykatën e Lartë dosjen ku Basha akuzohej për larje parash. Sa i përket dosjes ‘Toyota Yaris’, Berisha tha se Basha i ndau paratë me Taulant Ballën ose me klanin kriminal.

"Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s'i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ato erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t'i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris", u shpreh Berisha.

Ndërsa një përgjigje Berisha e kishte edhe për akuzat se ai dhe fëmijët e tij kanë dosje ne SPAK. Nga ‘Foltorja’ e Kurbinitdeklaroi se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë. Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s'kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin.”-tha Berisha.

Kur sot jemi dy vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Berisha ka përkujtuar edhe 51 viktimat dhe tha se ishte një krim shtetëror, pasi qeveria i la në mëshirë të fatit banorët e Thumanës pas tërmetit të shtatorit, ku banesat e tyre u dëmtuan, dhe një tërmet më i fortë (26 nëntor) i shkatërroi ato duke ju marrë jetën.

“Viktimat në Thumanë, ishin një krim shtetëror pasi pallatet u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit, por një qeveri e papërgjegjshme, që është vite dritë larg qytetarëve, ka si objekt kryesor plaçkitjen e çdo gjëje të qytetarëve. Ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme, i la banorët e tyre në mëshirë të fatit për tu marrë jetën një tërmet tjetër. Sot për 51 viktima, për shembjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar, dhe kjo është krimi i dytë, i shëmtuar pas braktisjes së tyre. Sot, pas dy vitesh, shumica e banorëve janë pa strehim, të tjerë në Milot janë në çadra. Uroj që paratë e ndërtimeve, në apartamente dhe pallatet e ndërtuara të mos pësojnë fatin e fondeve për ndërtimin e Spitalit Memorial, apo xhamisë në Tiranë, që duket se janë bërë abuzime të mëdha.” - tha Berisha.

Një premtim i papritur i Berishës, ishte kur tha se nëse i madhi Zot e bën të mundur, do të jetë aktiv në politikë deri në moshën 95-vjeçare, pasi më herët ka deklaruar se do ishte aktiv deri në 85 vjeç.

"Ju kisha thënë se këtu do kemi deri sa të bëhem 85 vjeç, por tani u betohem nëse i madhi i madhi Zot e bën të mundur, këtu do më keni deri 95 vjeç", tha Berisha.

Ora 19:14
Akuzat e Berishës/ Basha: Ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale!

1591096256_basha.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar akuzat e Sali Berishës një akuzë qesharake, e ndërsa thotë se gjithçka bën dhe thotë ish-kryeministri, e ka në mbrojtje të interesave personale.

"Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës", shkruan Basha. 

Ora 18:06
Berisha ndryshon mendje, bën premtimin e papritur

 

Sali Berisha kishte deklaruar se do të ishte aktiv në politik deri në moshën 85 vjeç, por tani më ka bërë një tjetër premtim.

"Ju kisha thënë se këtu do kemi deri sa të bëhem 85 vjeç, por tani u betohem nëse i madhi i madhi Zot e bën të mundur, këtu do më keni deri 95 vjeç", tha Berisha.

Ora 18:05
Berisha-Bashës: Je i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA! Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për 'Toyota Yaris'

 

Ish-kryeministri Sali Bersha ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha nga 'Foltorja' e Kurbinit, duke thënë se është i përshtatshëm për për qelitë në Shqipëri dhe SHBA. Berisha i kujtoi Bashës dy dosjet, Muzin dhe Yoyota Yaris, dhe i kërkoi të japë shpjegime para demokratëve. Ndër të tjera, Berisha theksoi se Edi Rama i ka bërë nder Bashës duke mos e çuar në Gjykatën e Lartë dosjen ku Basha akuzohej për larje parash. Sa i përket dosjes ‘Toyota Yaris’, Berisha tha se Basha i ndau paratë me Taulant Ballën ose me klanin kriminal.

"Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s'i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ato erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t'i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris", u shpreh Berisha.

Ora 17:46
Berisha: Fëmijët e mi s'kanë pasur kurrë një dosje në gjykatë, Rama prej tre vitesh dërgon vendimet e qeverisë sime në SPAK

1637945386_Ber.JPG

Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë. Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s'kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin.”-tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2021 03:02

    Kur ti kercenoje Nanon,ai ishte kthyer ne nje njeri i squllur,i korruptuar dhe i mbaruar politikisht.Rama ka kusuret e veta,por nuk ka per te rene nga te lehurat e tua dhe aq me teper me cfare do t'a rrezosh,me nje parti te percare si PD?Pervec kesaj,kur permend kurbinasit,po inkriminon veten per ngjarjet e 98',pasi po kerkon te perseritesh te njejtin skenar si atehere,per grusht shteti,duke perdorur njerez te ardhur e te organizuar.Kur thua per femijet dhe per veten qe s'keni patur dosje;si mund te kishin?!Kush eshte ai femije qe ka babain kryeminister e president,ne nje vend ku koncepti i demokracise pluraliste dhe i te drejtave e detyrave para ligjit,ende shikohet me syzet e diktatit komunisto-oriental dhe interesit personal,te kishte dosje?!Dhe kur flet per mungesen e pergjegjesive penale per pergjegjesit per viktimat e termetit dhe per/ndertimet jashte standartit/,a nuk duhet filluar me ju dhe admin.tuaj qe i lejuat keto ndertime?

    Përgjigju
  • Leci: 26/11/2021 23:53

    O spiun kete e konfirmoj per trazira tek emisioni open te Eni Vasilit Nkoll Lehsi!

    Përgjigju
  • Ben: 26/11/2021 22:13

    Ufff,prap ky.Gjuhe krimineli,fiks.

    Përgjigju
  • Cubi: 26/11/2021 21:58

    Mos u merni me kete te degjeneruar se humbisni pik. Ky ka rrjedhur me koh,kujton se jemi ne vitet 90-91. Koha e legenit Ka perfunduar. Viva SHBA dhe BE qe po i japin hakun se ka 30 vjet qe ben si i do qejfi.

    Përgjigju
  • Grupi: 26/11/2021 21:50

    Kerceno ky bastardi i vicidolit, kercenon dhe Yuri Kim dhe tragjedine e vuan populli sepse asgje nuk ndodh. Shqiptaret e paafte dhe servile nuk dine ti japim fund te keqes Berishiste. Spaku merret me krime ordinere dhe nuk ka guxim te godase aty ku presin dhe duan njerezit e ndershem. Edhe persa kohe duhet qe te degjojme Dhunen Verbale te ketij ndyresire? Kujt ja kemi borxh? Per cfare shteti votuam?? Spaku duhet rikrijuar jo me keta prokurore qe kerkojne perjetesu se kane frike, keta nuk jane idealiste, shohin dhe kerkojne vetem perfitime personale ne kurriz te taksave tona.

    Përgjigju
  • Ola: 26/11/2021 20:58

    Fatkeqsine e ketij kombi,ket monster,as Amerika nuk.ka fuqi ta ndaloj.Kthimi i tij esht fundi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Ehuu: 26/11/2021 20:53

    Ore ca i bere nanos, na e trego mbase nuk e dime. Ah harrova e cove te jetoj ne viene si pasha

    Përgjigju
  • lumi: 26/11/2021 20:27

    Na nxore mallin per shokun Enver o shoku Sali, mjere gomeret qe te vijne mbrapa...

    Përgjigju
  • Shkodrane: 26/11/2021 20:15

    Ti je krimineli me i madh dhe e zeza e ketij vendi . Do zoti te shofim ne burg do ishte enderr per gjith shqiptaret

    Përgjigju
  • Rubilupi: 26/11/2021 19:48

    Pellit sa te duash, Xenin se shpeton dot, o ketu o matane detit, qeline e ka te rezervuar. Per ty? Ti do vuash duke pare se si “kalaja” jote do kthehet ne origjine aty ku u nise me valixhe druri!

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/11/2021 19:46

    Ti sali berisha vetem per shkaterrimin e shtetit ne vitet 92_97duhet te kish humbur fara

    Përgjigju
  • Pablo Escobar: 26/11/2021 19:12

    Avash se na treme o katragjyshi stresit, po i bon bisht burgut me ik te 5sa bashk me ata qe ke nga mrapa.

    Përgjigju
  • Sifi: 26/11/2021 18:40

    Brritmat e Saliut kane 30 vjet qe degjohen, bile shoqeruar dhe me vepra dhe penale bile.Cfar pret SPAK ta marre te pandehur per thirrjen e sotme per grysht shteti ? Mos valle Spak nuk e degjon.Populli po humb besimin nga veprimet shume te ngadalta te organeve te drejtesise.Ka kryer grusht shteti ne 1998 dhe kerjon dhe sot Mjaft me kete fatkeqsi kombetare .Policia per cdo veprim kriminal per prishjen e rendit kushtetues te veproj me forcen e forte te ligjit oer keye njeri te pariparueshem dhe politikan i deshtuar qe jurr nuk ka fituar zgj3dhje por vec me dhune dhe kom0lote

    Përgjigju
  • Spiuni: 26/11/2021 18:39

    KUJDES. SHTETI TE MARRE MASA NE FUNKSION TE LIGJIT. PLAKU MERE DHE ATA QE I SHKOJNE MBRAPA PO PERHAPIN FJALE NE POPULL SE NE SHQIPERI DO KETE TRAZIRA. DUHET REAGIM I FORTE SEPSE POPULLI ESHTE ME MAZHORANCEN DHE KETE E KA TREGUAR ME VOTE. NUK MUNDET QE NJE GRUSHT NJEREZISH PER INTERESA TE TYRE TE MBAJNE PENG NJE POPULL. FORCA E LIGJIT JO VETEM NE LETRA. MJAFTON TE BENI ATE QE BEN GJITHE BOTA E QYTETERUAR. KETO NUK JANE THASHETHEME ANALISTESH.

    Përgjigju
  • populli: 26/11/2021 18:09

    O Zot, cfare gjuhe perdor ky njeri, si kriminel ordiner, si kacaku i maleve. Mjere ne qe e kemi duruar per gati njecerek shekulli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?