'Një lokal me qira, një BMW, 2 bote nafte..." Lulzim Berisha deklaron pasurinë në OFL: 'S'kam prona në emrin tim'. Spak do t'i verifikojë

5 Shkurt 2020, 12:33| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 17:58

  • Share

TIRANË - Një ditë pasi mori me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë e tij, Lulzim Berisha i ka dorëzuar Operacionit Forca e Ligjit formularin e vetëdeklarimit. Ai kishte 48 orë afat për ta dorëzuar formularin, por e ka bërë këtë brenda 24 orëve.

ReportTv mëson se Lulzim Berisha i pyetur për pasuri tokë apo prona të paluajtshme në emër të tij është përgjigjur se nuk ka asnjë dhe për këtë ka depozituar edhe një vërtetim nga Zyra e Kadastrës Durrës ku rezulton se ai nuk është pronar.

Në deklaratën e pasurisë së tij, Lulzim Berisha sqaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburant anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij, të gjitha sipas tij, të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

Tashmë, bashkë me formularin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme mbi të cilat OFL ka ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuar të Lulzim Berishës, Operaciaoni Forca e Ligjit do t'ia dorëzojë SPAK-ut, ku brenda 15 ditëve duhet të shqyrtojë kërkesën dhe t'ia dërgojë gjykatës, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendim nëse duhet dhënë ose masë sekuestroje për pasuritë e Lulzim Berishës, ,ish-kreu i bandës së Durrësit. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin ose jo përfundimtar të tyre.

Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht

Sipas aktit normativ, në vetëdeklarim, Lulzim Berisha duhet të ketë shprehur: burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive; shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi;  sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin e të ardhurave në rast shitblerjeje); përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj nënjë mënyrë tjetër; të ardhurat e ligjshme vjetore; çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

ReportTv siguron ekskluzivisht pyetjet të cilat i dërgohen personave të konsideruar pjesë e krimit të organizuar që do duhet të justifikojnë pasuritë e tyre për efekt të aktit normativ për goditjen e aseteve të tyre, njohur ndryshe si Operacioni Forca e Ligjit.

Ora 17:14
Zbardhet deklarata e pasurisë së Lulzim Berishës: Kam vetëm një lokal me qira, një BMW, 2 bote nafte dhe aksione në kompaninë e motrës

Zbulohet pasuria që Lulzim Berisha ka deklaruar në plotësimin e formularit që iu dorëzuar para 24 orëve nga forcat speciale të Operacionit 'Forca e Ligjit'. Në formular, Berisha deklaron se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010, por deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.

Në formular, Berisha deklaron se zotëron:

-Një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018

-Dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port

-Një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019

-40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.

Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilëson se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • top channel: 06/02/2020 01:02

    KY berisha duhej te ishte ne burg perjete,,,keta I cojne formulare per te plotesuar,,,c'fare qeverie ,,,Q.DH.L....[QEVERI E DHJERE LESHI]]…..

    Përgjigju
  • Durrsaku: 05/02/2020 22:11

    Qe Lul Berisha ka 2 Zodiaket dhe Blu Starin ne Durres e di dhe Ard Daullxhiu...Range Roverin e blindum e ke t plakut Lulo? Hetoni Luljeten, motren e Lulit se n emer t asaj jan t gjitha

    Përgjigju
    • Qorri: 06/02/2020 14:20

      O plak i ka lenti zodiaket jo luli. I ka ndar pronat luli me lentin nuk i kan me te perbashketa. Lenti eshte koka kryesore nuk eshte me luli.

  • Nar murati: 05/02/2020 18:20

    O Kuriozi e njifke mir kshu qe po ke b... thuje tamam qe del me roje neper durres dhe ka makin te blindume po ka shum prona dhe apartamente qe nuk i ka von ne emer te vet. Spaku dhe ofl thjesht i cekën icik k.... asigjo nuk do i bojn. Po ne durres ke Tan Qorrin qe ka bo kerdin me droge dhe tani eshte kthy biznesmen, pse nuk merer edhe me ate ofl.

    Përgjigju
    • Prap kuriozi.: 05/02/2020 19:11

      Po KY tan qorri kush eshte se nuk è kam degjuar. Prej durresi eshte apo I ardhur? Eshte I forti i durresit KY tan qorri?

  • albani: 05/02/2020 16:21

    I kam ne emer te plakes...

    Përgjigju
  • Tani sanijes: 05/02/2020 15:39

    Po bmv e blindume ne emer te kujt e ke ven se tka pa gjith durrsi qe leviz me blindim.

    Përgjigju
    • Teri 2: 06/02/2020 13:15

      E ca ka qe Jane cam. KY I ka dhene provat. Jo 1 po ka zhduk me qindra o bobi. Ka grup 100 here me te fuqishem. Pyet nje here mire o lale. Mos rri vetem ne shijak po dil dhe ktej nga durresi e pyet.

    • Shijak: 06/02/2020 08:05

      Po e ruajn avdulet per kt o mik dhe nje qe i qelloi kan 13 vjet e zhduken jan super gango dhe te shumt ne nr mbi te gjitha jan çam jo shaka apo si njeh çamet

    • Teri: 05/02/2020 22:01

      O shijak eshte para atyre. Eshte 1 sot per sot. Nuk i afrohen dot Ata. Dhe Ata Jane po mbrapa ktij

    • Shijak: 05/02/2020 20:32

      Mbas avdulve normalisht nr 1

    • Per tanin: 05/02/2020 20:29

      O tani sanijes po ku je mer trim hahaha

    • Qorri: 05/02/2020 20:07

      O kuriozi bmw-ja e blinduar e 2019 i ka ber 10 milion lek te vjetra pra. Nuk del me roje del i vetem po ka te shperndame ushtrine e tij neper cdo cep te durresit. Gjithsesi sot per sot mbetet numri 1 ne durres dhe i paarritshem nga kto milingonat qe dun me u bo si ai

    • Kuriozi: 05/02/2020 17:26

      Po KY thote qe ka BMW 10 milion leke te vjetra. Ka dhe makine te blinduar? Ne emer te kujt e ka? Del me roje ky apo I vetem neper durres?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?