Foto ilustruese

Kronikë

U njohën në spital, 34-vjeçari në Gjirokastër mohon akuzat për abuzim seksual: U bë me pëlqimin e të dyve! Xhaxhai ngacmon seksualisht të mbesën në Vlorë

19 Nëntor 2021, 09:12| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 12:21

  • Share

Një 34-vjeçar banues në Tepelenë është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 17-vjeçe, sipas dëshmive të familjarëve të vajzës së mitur.

Burime konfidenciale nga policia konfirmojnë për Report Tv se njohja e shtetasit E.G me 17-vjeçaren nga Gjirokastra ka qenë krejt rastësore. Ata janë njohur një ditë më parë në spitalin e Gjirokastrës, ku e mitura kishte të shtruar një familjar të saj. Pasi janë njohur, 34-vjeçari e ka ftuar për kafe 17-vjeçaren dhe të dy kanë udhëtuar më automjetin e banorit nga Tepelena në drejtim të Viroit.

Në kabinën e automjetit ka pasur një raport intim mes dy të rinjve. E reja është vonuar gati 2 orë dhe kjo ka bërë që familjarët të shqetësohen e më pas të bëjnë denoncim në policinë e Gjirokastrës. Policia ka arrestuar 34-vjeçarin pas denoncimit të prindërve, por e reja nuk ka pranuar që ta denoncojë. Shtetasi E.G ka deklaruar se raporti mes tyre ka lindur me dëshirën e të dyve dhe se nuk ka kryer veprime të dhunshme.

‘Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Ngacmim seksual ".’- njofton policia.

Ndërkohë një person me iniciale A.D është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 54-vjeçari ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.

'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.'- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?