Foto ilustruese

Kronikë

Dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht 12-vjeçaren dhe e kërcënonte të mos tregonte, ndalohet 47-vjeçari në Mat

2 Dhjetor 2021, 16:56| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 17:56

  • Share

MAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Ka qenë ajo së bashku me familjarët që kanë bërë denoncimin, e për pasojë është ndaluar U. C., 47 vjeç, banues në Mat.

Madje, sipas dëshmisë së vajzës, 47-vjeçari edhe e ka kërcënuar që të mos tregonte.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se  rreth dy javë më parë   ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe,  dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C,  e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", dhe "Kanosja", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?