Plagosja me armë zjarri e çiftit Paluca regjistruar mbrëmë në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrje. Report Tv ka siguruar foton e çiftit, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Tiranës.
Burrë e grua Preng Paluca, 50 vjeçm dhe bashkëshortja e tij Antoneta Paluca, 41 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Kamez të Tiranës pranë banesës së tyre. Policia nuk ka identifikuar akoma autorin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të policisë, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, kurse burri iu nënshtruar mbrëmë një operacioni kirurgjikal dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por priten detaje të tjera për të hedhur dritë për të. Pritet që kamerat e sigurisë rreth zonës të bëjnë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Shyqyr qe filluat se na merziten lajmet me zjarret...njerez injorante
Përgjigju