Eglantina dhe babai i saj Faik Buci

Dyshohet si porositës i vrasjes së vajzës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Faik Buci për ndryshim mase! Prokurori: Do dëmtonte procesin e mbledhjes së provave

11 Nëntor 2020, 11:21| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 11:44

  • Share

TIRANË- Dyshohet si urdhëruesi i vrasjes së vajzës së tij Eglantina Buci, gjykata refuzon kërkesën e Faik Bucit për ndryshim mase. Për prokurorinë kjo do të dëmtonte procesin e mbledhjes së provave.

"Hetimet për këtë krim janë ende të hapura, lirimi i Faik Bucit do dëmtonte procesin e mbledhjes se provave e do rrezikonte dëshmitarët", tha Prokurori. 

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t'u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci,vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se porositës i vrasjes së babai i saj, Faik Buci. pasi nuk ishte dakord me lidhjen e saj me një djalë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?