Dyshohet si spiun i BIA-s, një muaj paraburgim për Aleksandar Vlajiç

28 Qershor, 20:10| Përditesimi: 28 Qershor, 20:23

  • Share

Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti Special, ka caktuar masën një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit Aleksandar Vlajiç, shtetas serb i Kosovës, nën dyshimet për spiunim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri do të lihej në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aleksandër Vlajiç u arrestua për spiunim në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI)./KosovaPress

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?