Michael Ballack dhe Sophia Schneiderhan

E akuzuan se u dashurua me ish-të dashurën e djalit të ndjerë, Michael Ballack thyen heshtjen: Gënjeshtër, do ndërmarrim hapa ligjorë

3 Tetor, 15:55| Përditesimi: 3 Tetor, 15:56

  • Share

Në media po bën shumë zhurmë historia e dashurisë së Michael Ballack (48 vjeç) me Sophia Schneiderhan, vajza brune 24-vjeçare që sipas medieve gjermane ka qenë e dashura e djalit të tij të ndjerë që ndërroi jetë në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik.

Për herë të parë publikisht ka reaguar edhe Ballack, me ish-futbollistin e famshëm gjerman që ka hedhur poshtë këtë version duke shtuar se Sophia nuk ka qenë kurrë e dashura e djalit të tij.

“Për shkak të raportimeve aktuale në media, ndihem i detyruar të bëj sqarimin e mëposhtëm. Partnerja ime Sophia nuk është as ish e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as nuk ka qenë shoqe me të.

Ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundër këtyre gënjeshtrave dhe do të kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, shkruan Ballack në reagimin e tij në mediat sociale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?