'E bëra për t'i mbrojtur!' Detaje nga dëshmia e 35 vjeçarit, dhunonte dhe izolonte prej vitesh në banesë gruan, nënën dhe vajzën e mitur

26 Janar, 13:03| Përditesimi: 26 Janar, 16:19

  • Share

 

Report Tv mëson detaje nga dëshmia e 35 vjeçarit, Jetnor Zh., i cili prej vitesh dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht nënën, nusen dhe vajzën e tij të mitur. Ata qëndronin të kyçura brenda në banesë kur ai dilte ndërkohë që kishte vendosur kamera kudo rreth banesës jashtë por dhe brenda  për të monituar lëvizjet e grave

“E kam bërë për ti mbrojtur” ka thënë ai.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Do të jetë një ekspertizë që do të përcaktojë gjëndjen mendore të 35 vjeçarit.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?