Lori Hoxha dhe Dritan Hoxha

VIP & Spektakël

E bija e kujton me një letër prekëse Dritan Hoxhën: 14 vjet që festojmë pa ty, pa merakun se do ‘plakesh’

16 Tetor 2021, 20:18| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 20:20

  • Share

Vajza e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, ka kujtuar të atin me një letër prekëse.

“Koha me ty dhe koha pa ty u barazua këtë vit. Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) qe askush ne vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm”, shkruan Lori Hoxha.

Letra e plotë e Lori Hoxhës për të atin

Teksa shkruaj kam përballë pamjen më të bukur në botë: një nga ato që kërkoje me ngulm ti gjithë vitin sepse po të ndjeje pak ftohtë futeshe direkt në makinën tënde dhe fërkoje duart.

Kam përballë Itanin që është rimishërimi jot: po aq i gjatë, i bukur, kokëfortë dhe me atë humorin e bezdisshëm që të vinte në siklet përpara tavolinës po ti prapë qeshje se ishte me vend.

Nga ana tjetër është Sara që pa ndjek Oman dhe London: njeri do të luaj ping pong dhe tjetri me thotë që qenkam bërë pak kaçurrelse sot.

Dy njerëz komplet të ndryshëm, që i imagjinoj në shpinën tënde teksa i tregon botën tënde dhe i thua “jo atë”, se e ndaje shumë mirë të drejtën dhe refuzoje të bëheshe pale me çdo gjë që nuk ishte e tillë. Të ngjajnë shumë mendoj unë, ose jam unë që kërkoj me nglum të të shoh në çdo brez që do të vijë.

Mami po pi kafen që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. E di e di, i kam thënë po e do ta dëgjojë nga ty.

Diku do dilte nga dëshirat e tua megjithëse ato më të mëdhatë i ka ruajtur të gjitha. Redia më shkruan në telefon; është po aq moskokëçarëse sa kur vije në Itali dhe thoje “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si unë dhe Sara.

Redia vazhdon do me atë dashurinë që mban nga brenda, dhe boshllëkun tënd e ndjen sot më shumë se kurrë.

Gjithsesi ta dish, atë do gjeje zgjuar në oraret që rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonjë xhiro me makinë natën vonë. Unë jam këtu: me dyshimet e mia si gjithmonë dhe për çdo gjë. Kurioze a do ishe i lumtur për ne dhe kush do ishim ne sot me ty.

Gjithë jetën pas ikjes tënde kam dëgjuar fjalinë “po të mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vërtetë dhe pse e di që mua vajzën tënde më bën ajo çfarë kam brenda.

Më bëjnë flokët kaçurrela, karakteri impulsiv, dashuria për jetën e bukur, pretendimet e larta për njerëzit, parimet e forta dhe dëshira për t’u vetpërmirësuar çdo ditë. Por më kurioze jam si do kishim ecur bashkë sot.

Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me kokën lart të dy. Viti i 14-të që e festojmë ditëlindjen tënde pa ty dhe pa merakun tënd që po “plakesh”. Do hap një verë të kuqe sot dhe pse ta dish që unë e pi të bardhë.

Diku do ndryshoja dhe unë nga ti dhe pse të ndjek çdo hap e të kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Më mungon çdo ditë e të kujtoj çdo ditë po ti këtë e di se s’je shumë larg. Gëzuar ditëlindjen!

E jotja sot dhe gjithmonë,

Lori Tanit!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi: 26/10/2021 16:59

    i paharruar qofte gjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?