E dhimbshme! Nga një barakë në tjetrën, familja Çepele nuk gjen qetësi! Përlot Drita: Më pikon në zemër, ku do e lë djalin të sëmurë

8 Nëntor 2023, 20:27| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:31

  • Share

Drita Çepele, nënë e dy fëmijëve në Fier, prej vitesh jeton në mjerim. Sakrificat për të rritur dy djemtë, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuar, kanë qenë të shumta.

Asaj i është dashur të zhvendoset nga një barakë në tjetrën në Fier, por dashuria që ka për bashkëshortin, i ka dhënë forcën për të ecur përpara, ndonëse varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje.

“Kur u martuam bashkë i kemi dhënë besën njeri-tjetrit, do ta duam deri në vdekje. Shtëpia, ekonomia atje është, po jeta e njeriut është e dhembshur se burrat i vrasin gratë dhe i lënë. Kur s’kemi të hamë, flemë gjumë”, rrëfen ajo.

Mure me lagështirë, me tulla që lëvizin, pa dyer, me dritare që detyrohet t’i lidhë gjatë natës që të mos futet i ftohti. Këto janë kushtet me të cilat përballet çdo ditë.

“Po rrinte djali ulur në oborr,  desh i ra tulla në kokë”, tregon Drita.

Për më shumë ndiqni videon e emisionit të plotë.

Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të mërkurë ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

Ora 21:18
Jetojnë në kushte të mjerueshme, prek e moshuara nga Fieri: S'më përfill njeri, dua një shtëpi për djalin

 

Në emisionin "Një nga ne" u trajtua një ditë e zakonshme nga jeta e Drita Çepeles, pensionistes nga Fieri që jeton në kushte të mjerueshme.

Pengu më i madh i saj është të gjejë një shtëpi për djalin, që kur ajo të largohet nga kjo jetë, i biri të ketë një strehë, mos të jetojë në qiell të hapur.

"Djalin e kam të sëmurë me sëmundje toke. Vetëm një shtëpi dua, as plaçkë, as bukë, asgjë. E kam pikë të dobët, ku do ta lë?", rrëfen mes lotësh Drita.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?