Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

E diel e përgjakur në Greqi, qëlloi një çift me breshëri plumbash për konflikte pronësie, më pas vret edhe veten 60-vjeçari, ishin komshinj

6 Qershor 2021, 13:29| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 21:00

  • Share

GREQI- Një e diel e përgjakur, kjo e sotmja për shtetin fqinj, Greqinë, pasi një 60-vjeçar ka vrarë me breshëri plumbash, 2 komshinjtë e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori i vrasjes së çiftit, është fshehur në një rrugë pranë shtëpisë së tyre ka pritur derisa ata janë shfaqur, dhe pa mëshirë i ka qëlluar, duke i lënë të vrarë në mes të rrugës. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Më pas është zbuluar që po atë armë që i mori jetën burrit greko-francez dhe gruas helene, i dha fund edhe jetës së tij.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në ishullin e Kerkiras në Greqi rreth orës 11:30 dhe mendohen se motivet e vrasjes ishin konfliktet e pronësisë që kishin mes tyre çifti dhe autori, tashmë i vdekur.

Sipas mediave greke, çifti dhe autori dhe çifti ishin komshinj. 

Policia ende po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?