E drejta e Ilir Metës për t’iu kundërvënë hapjes së negociatave

5 Mars 2020, 20:09| Përditesimi: 5 Mars 2020, 20:20

  • Share

Ilir Meta ka bërë atë që duhet të bënte, me letrën drejtuar Komisionit Europian. Vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është një akt që shkon kundër kauzës politike të Ilir Metës. Dhe është kundër tij, si në planin afatshkurtër, dhe në atë aftagjatë.

Ilir Meta ka nisur një lëvizje politike anti-Perëndimore, në themel të së cilës qëndron ideja e një Shqipërie jashtë ndikimit të SHBA dhe Bashkimit Europian. Ai ka shpallur kauzën e tij kundër “Republikës së Ambasadorëve”, i ka shpallur luftë publike zyrtarëve të lartë të Perëndimit, të dërguarit të SHBA për Ballkanin, Mathew Palmer, dhe është konfliktuar brenda muajit dhe me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë.

Nuk është se i ka bërë fshehurazi këto akte. Përkundrazi, ai po përpiqet ta kthejë në ideologji, qëndresën ndaj Perëndimit në Shqipëri.

Në këtë retorikë të tij, kanë rënë si në grackë dhe shumë figura të PD, të cilat mjerisht mendojnë se pafuqia e opozitës, vjen nga konflikti me Perëndimin. Në të vërtetë, konflikti me Perëndimin vjen nga paqartësia e opozitës dhe jo nga pafuqia e saj. Por duke mos dashur të pranojnë dështimet, ata e kanë më të lehtë të gjejnë një fajtor, se sa një rrugëzgjidhje. Dhe kanë gjetur fajtor Perëndimin.

Në këtë prizëm, dhe letra e Metës drejtuar Komisionit Europian, në thelb është një letër kundërshtuese me vendimin e Komisionit, për t’i hapur negociatat Shqipërisë, pasi hapja e negociatave do të dëmtonte në këtë kohë lëvizjen e tij në rrugë, kundër Perëndimit.

Njësoj si ju duk karshillëk i SHBA, takimi i ambasadores Kim me Etilda Gjonin (dhe ashtu ishte), po ashtu i duket si kundërvënie ndaj tij, fakti që Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që ai ka shpallur këtu lëvizje kundër një “grushti shteti”.

Por Ilir Meta e shikon BE, edhe si një rrezik afatgjatë. Duke shpresuar të ndërtojë një parti dhe një politikë që “mbron” Shqipërinë nga Perëndimi, Ilir Meta është logjike të kundërshtojë dhe në planin afatgjatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e cila do të ishte shumë herë më shkatërruese për të dhe aleatët e vet, se sa Reforma në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi është një nevojë e një vendi në tranzicion drejt BE, por në nëse ne do jemi vend i BE, standardet e reformës në drejtësi janë standardet e shtetit ligjor që do kemi. Dhe ai nuk mund t’i pranojë dot ato standarde.

Ndaj debati kundër letrës së Ilir Metës për Komisionin Europian është i pavend. Ai vlen vetëm si lajm. Vlen vetëm si konfirmim i qëndrimeve të tij të dy viteve të fundit, që janë një profil i ri politik, që po synon të krijojë një parti sovraniste, anti-Perëndimore dhe që tenton të mbajë Perëndimin larg Shqipërisë.

Nuk ka aty asgjë personale. Nuk është i shqetësuar se do të gëzohet Edi Rama po u hapën negociatat. Është i shqetësuar nëse hapen, pasi ato janë kundër revolucionit të tij që po tenton të marrë jetë në rrugët e Shqipërisë, duke marrë ushtarë “bedel” nga PD, në kushtet kur ajo është shpartalluar nga vendosmëria e një plaku që nuk ikën pa e shkatërruar, dhe qetësia e një të riu që nuk ikën dhe po u shkatërrua.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavire Monik: 05/03/2020 23:15

    Meta strateg ju lilipute

    Përgjigju
  • Asan: 05/03/2020 22:05

    Boll më ska lezet esht kthyere pushteti ne anarki do ishte mir qe qevert te nderroheshin në çdo 4 vite ky kryminister ka ik na trut fare sdin me kthy ase mir ke veç.kunderviet fukarenjëve.se te fortet bein ligjet ne parlament

    Përgjigju
    • Dangellia: 07/03/2020 13:38

      Cfar flet mor njeri te ka len komiteti po krahasohet rama i vetem me te gjith ata se bashku jo rama fiton se esht njesh nga cdo drejtimin pastaj zgjedhje behen ne cdo kater vjet se kush fiton e di populli si ne cdo vend !?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?