TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar edhe nga Report Tv dhe bëhet fjalë për një dorëheqje të papritur.
Ndërkohë që lajmin për bashkëpunëtorët ai e ka njoftuar përmes email-i zyrtar të dërguar në llogarinë e gjithsecilit.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, mësohet të ketë shkruar Blushi në e-mailin zyrtar.
Mësohet se drejtimin e Top Channel do e vazhdojnë trashëgimtarët e themeluesit Dritan Hoxha.
E-maili i Vjollca Hoxhës drejtuar stafit të Top Channel:
Të dashur!
Duke falënderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë së dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera, në mos më tepër nga puna e shkëlqyer e secilit prej jush.
Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë.
Faleminderit,
Vjollca Hoxha
Ben Blushi e mori drejtimin e Top Channel rreth 4 vite më parë, konkretisht më 29 janar të 2018. Blushi ka qenë i angazhuar edhe në politikë, ku ka mbajtur disa poste të rëndësishme nw kohwn kur PS drejtohej nga Fatos Nano.
Ai u emërua fillimisht si zv.Ministër i Punëve të jashtme, post të cilin e mbajti për disa muaj. Në fund të vitit 2000 ai do të emërohej Prefekt i Korçës, e ndërsa deri në fund të mandatit të qeverisë Nano ai mbajti poste ministrore si atë të Arsimit dhe Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit.
Ai ka qenë kryetar i Partisë Libra, të cilën e themeloi në nëntor të 2016, pasi u largua nga radhët e partisë socialiste.
Sahanlepires dhe gjobaxhi si te tjeret ...
PërgjigjuShyqyr se ngeli duke i bere reklame korces kot me kot pa piken e lidhje ne cdo edicion lajmesh. Turp. Kur atje ska asgje per te vizituat vec se lokale. Vend me madheshtor se gjirokastra ska. Po ne nuk dime te dallojme vlerat. Por terhiqemi prej hundesh dhe inponohemi nga njerz me interesa
Përgjigjupiro ke pire mo ?
Ueeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee fiks fare! Ndaj nje mendim me ty!
Morpo se si ju ze gjumi duke pare se ç'hall i madh e ka pllakosur Shqiperine e shkrete me keto konfliktet e pashembellta boterore te vishos (jo Vishos se Al-Pazarit) dhe bores e beatriçes ju qofshi. Une per vete kam tre dite pa ngrene e me ka pllakosur nje merziti e madhe e s'me behet me as te shkoj ne banjo?!!.... Ishalla zgjidhet kjo mesele se shume keq e kemi punen.
Përgjigju????????????????????
Sa gjate e mbajten ne top-chanel kete karabushin b.blushi ,te dashurum me veten dhe parate pa djerse.
PërgjigjuMos i ka ardhur ndonje gjobe e lezetshme ose mos i ka shkelur ne kallo ndonjerit se specialist gjobash e mbante veten por gjobat edhe te gjobisin. Gjithcka ben te rikthehet quhet karma. Po prape do mbijetoje se llumi ja del gjithmone
Përgjigjuhistoria e bores beatriksit dhe donaldit na ka shqetsuar te gjithve
PërgjigjuBen, te respektoj per kontributin tand ne letersi por ske ci ben natyres tende te hatermbetjes .shoqrisht, reflekto.
PërgjigjuPer te ardhut keq o Kristaq mos i ka dale lotaria amerikane dhe mund te wmerohet ne Zerin e Amerikes
PërgjigjuMos u merzit se ne ndonje ministri do perfundosh. Hallin tend pacin te gjithe
Përgjigju