U godit nga bashkëshorti me thikë, ndërron jetë 38-vjeçarja nga Korça! Qëndroi 1 muaj e shtruar në QSUT

1 Korrik 2023, 08:17| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 11:36

  • Share

TIRANË- Marjola Myrtollari 38-vjeçarja e cila u plagos me thikë më 4 qershor nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari ka ndërruar jetë. Marjola prej gati 1 muaji qëndroi e shtruar në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup. Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe  xhelozie.

Si ndodhi konflikti dhe më pas plagosja e Marjola Myrtollarit

Mbrëmjen e së dielës (4 qershorit), Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup. Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, e më pas është nisur në Tiranë.

Ndërsa autori i krimit, Aleko Myrtollari mundi të arratisej mbrëmjen e së dielës, duke lënë gruan e gjakosur dhe fëmijët në rrugë. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si person që konsumonte alkool. 46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?