Tifozi që dyshohet se konsumoi kokainë në stadium

E kap transmetimi direkt, tifozi i Bayern Munich konsumon kokainë gjatë ndeshjes së Champions League

3 Tetor, 10:46| Përditesimi: 3 Tetor, 10:48

  • Share

Liga e Kampionëve ka nisur këtë sezon me një risi sa i përket formatit, duke ndryshuar të gjithë strukturën e mëparshme, gjë që duket se nuk i ka ndaluar aspak fansat që të vazhdojnë të mbështesin skuadrat e tyre të zemrës.

Së fundmi, pamjet e një tifozi gjerman në duelin Aston Villa 1-0 Bayern Munchen po bëjnë xhiron e rrjetit. Ai shihet duke brohoritur për skuadrën e tij dhe pas një momenti nga një qese hedh diçka në dorë, të cilën e thith me hundë, me rrjetin që dyshon se është kokainë.

Regjia menjëherë ndryshoi planet, por momenti u fiksua dhe në rrjet ka pasur shumë polemika. Video është fshirë edhe nga platformat sociale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?