Tek shikoj ata që hyjnë e dalin nga selia “blu” (dhe nuk e di pse quhet e tillë ajo godinë) apo tek shikoj së fundi aleancat “reja” të asaj partie, dhe ekzaltimin e kryetarit të asaj force politike të palegalizuar akoma nga gjykata, mendoj se gjithçka është skenar i vjetëruar. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të fitosh me Edi Ramën. E ke të pamundur të tundosh shqiptarët dhe tu mbushësh rradaken atyre se “ai është i keqi, dhe ti je i mirë”. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të kthesh nga rrugëtimi i nisur shumicën e shqiptarëve, (socialistë dhe demokratë) që sot i janë kthyer punës, zbatimit të ligjit, dhe një mendësie të re mbi jetën dhe integrimin në komunitet. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të arrish të mbledhësh si dikur, mijëra demokratë, pasi nuk të besojnë më. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të “rithemelosh” partinë që e zgërlaqe sa kishe pushtetin dhe sot po e denigron çdo ditë.
E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të bësh politikë, fushatë, dhe propogandë, duke akuzuar, sajuar, sharë dhe gjoja denoncuar kryeministrin dhe ministrat, kur ke në stafin tënd, ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, që akoma nuk kanë mbyllur dosjet në organet e drejtësisë. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të ndalësh Edi Ramën nga marshimi i pandalshëm që ka nisur qysh në 2013, për të bërë Shqipërinë, drejtësinë, ekonominë, dhe europianizuar jetën e shqiptarëve. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të fshish nga memorja e shqiptarëve (kryesisht e demokratëve) bëmat e Partisë Demokratike dhe klanit tënd nga 1992 deri sot, e ke të pamundur të fshehësh terrorin e bandave dhe shkatërrimit të shtetit në 1997 dhe 1998. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të bindësh shqiptarët (veçanarisht demokratët) se “ti ke ndryshuar, je bërë më tolerant, më demokrat, më europianist dhe më amerikan”, kur shihet dhe dëgjohet çdo ditë ç’llomotit selia blu ndaj faktorit ndërkombëtar, veçanarisht SHBA-ve. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur të afrosh aleatët e dikurshëm, ashtu siç e ke të pamundur të mbledhësh gjysmën e anëtarësisë në sheshe dhe bulevarde sot. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të marrësh pushtetin ndonjëherë me votën e lirë, sepse memorja popullore nuk harron kollaj, ashtu siç e ke të pamundur të rikthesh kaosin, anarshinë dhe trazirat e dikurshme. E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur, të manipulosh drejtësinë e re, duke kujtuar se janë akoma në gjykata dhe prokurori djemtë dhe vajzat e “shkolluara” në Plepa.
Dhe diçka tjetër Doktor, ai që quan ti sot “SKAP” i partisë”, ndoshta një ditë do të jetë “vizitor” në selinë apo dhe zyrën tuaj, për të “sqaruar” ca gjëra të pasqaruara nga drejtësia e plepaxhinjve deri sot.
ore tur ajazi je bere qesharake dhe i neveritshem me lepirjet qe i ben qeverise
PërgjigjuPo nuk u ngope o Tonin me spermazoidet e Salu halese duke gelltitur?