Foto ilustruese

E kërkon Italia si anëtar të organizatës kriminale, apeli dënon me 4 vite burg Giovanni Di Casimo

18 Nëntor 2020, 16:40| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 16:57

  • Share

Dënohet me 4 vite burgim italiani Giovanni Di Casimo, i cili kërkohet nga prokuroria e Barit si drejtuesi i një grupi kriminal në këtë zonë dhe që akuzohet për trafikimin e disa ton drogë dhe rrëmbimin e personave. Vendimi për dënimin e Giovanni Di Casimo, është marrë ditën e sotme nga gjykata e Apelit Durrës, e cila ka dënuar me 6 vite burgim Italianin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur në 4 vite burgim.

Dënimi është dhënë për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” pasi gjatë momentit të arrestimit në një banesë në Durrës, Di Casimos, ju sekuestrua një sasi me peshë prej 367.5 gram. Ndërkohë pas përfundimit të këtij dënimi në Shqipëri, Giovanni Di Casimo, do ekstradohet në drejtim të Italisë, aty ku e pret një tjetër proces tjetër gjyqësor, pasi prokuroria bareze, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Giovanni Di Casimo, për akuzën e “Organizatës kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve. Ndërkohë në Shqipëri Di Casimo, ka dhe një tjetër proces gjyqësor të hapur, pasi në muajin shkurt 2020 prokuroria e posaçme SPAK, i ka sekuestruar pasuritë, Bledar Seferit, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunëtorit të tij Italian, Giovanni Di Cosimo.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo, 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5 mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €. Ndërkohë që familjarëve të Seferit i janë sekuestruar 4 llogari bankare me vlerë rreth 50 mijë €. Kompania e “Cosimo Rey Plastica”, ka kaluar në pronësi të familjarëve të Seferit. Në regjistrin e bizneseve kjo kompani figuron e regjistruar në emrin e bashkëshortes së Bledar Seferit, Erjola Seferi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?