Foto ilustruese

E kishin futur në disa çanta dhe e kishin hedhur në shkurre, sekuestrohet 192 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

23 Dhjetor 2021, 14:38| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 14:40

  • Share

Janë sekuestruar 192 kilogramë drogë në kufirin greko-shqiptar. Disa peshkatarë kanë njoftuar policinë për disa çanta të dyshimta në vendin e  quajtur Loridha, Sjadhe në vendin e quajtur ‘Psaria’.

Droga është gjetur nga policia në shkurre e futur në 5 çanta me 73 pako që përmbanin 192 kg e 260 gramë marijuanë.

Nuk dihet nëse kanë kaluar nga mali apo nga deti, pasi kjo është pika më e afërt si tokësore ashtu edhe detare me kepin e Stillos dhe fshatin Ciflik e konkretish në vendin e quajtur Kataeyo në Konispol.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?