E konfirmojnë edhe analizat, personi që u gjet i djegur në Fushë Krujë është Xhafer Osmani

11 Maj 2018, 20:07| Përditesimi: 11 Maj 2018, 20:37

  • Share

Ekspertiza e ADN, ka konfirmuar se trupi i djegur brenda në makinë që u gjet në fshatin Derven të Fushë-Krujës, i përket kosovarit Xhafer Osmani. Ekspertiza është mbështetur në krahasimin e profilit gjenetik të vëllait të viktimës dhe mostrave të mara në trupin e djegur të 61-vjeçarit Xhafer Osmani. ADN, ka konfirmuar se viktima është Xhafer Osmani, dhe se pas kësaj përgjigje familjarët e tij të ardhur nga Kosova kanë tërhequr trupin nga morgu i spitalit të Tiranës, me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore në Kosovë.

Familjarët ende s’kishin tërhequr trupin nga morgu, pasi kishin dyshimet e tyre se viktima e gjendur brenda në makinën e djegur mund të mos ishte Xhafer Osmani. Pritet që në ditët në vijim, prokuroria e Krujës të njihet dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, ku ekspertët do të japin konkluzionin përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së 61-vjeçarit kosovar Xhafer Osmanit.

Shqiptari nga Kosova u gjet i djegur në makinë në datë 5 maj, ndërsa në komunikimin e fundit që kishte pasur me të afërmit, i kishte njoftuar se do të ikte në Shqipëri, pasi kishte punë. Ai u fut në Shqipëri në datë 29 Prill, ndërsa në datë 5 maj u gjet i djegur brenda në makinë. Policia shoqëroi disa persona pas ngjarjes, ndërsa deri tani vetëm njëri është i arrestuar. Policia është duke hetuar në disa pista.

“Shqiptarja.com” mëson se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër. Një burim nga policia i tha “Shqiptarja.com” se në dijeni të kësaj lidhje të fshehtë ka qenë burri i saj, i cili ka vendosur ta refuzojë gruan e tij.


Vendi ku u gjet makina e djegur ne Fushe Kruje

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?