AF Elbasani në stërvitje

E kryer/ AF Elbasani 'pa frena' në merkato, afron lojtarin e kombëtares shqiptare

16 Korrik, 17:03| Përditesimi: 16 Korrik, 17:10

  • Share

Pas nëntë sezonesh AF Elbasani do jetë pjesë e Superligës së futbollit në sezonit 2024-25. Verdheblutë nuk kanë humbur kohë dhe disa ditë më parë prezantuan trajnerin e ri, italianin Roberto Bordin.

Tanimë është koha për të afruar lojtarë të spikatur dhe në Elbasan kanë akordin total me mesfushorin Kristi Qosen. 29-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Kosice në Sllovaki dhe luajti 27 ndeshje duke shënuar edhe dy gola.

Me një karrierë të pasur me PAOK, Ruzemberok, Viktoria Plzen apo edhe Kocise, Qose ka luajtur tre herë me kombëtaren shqiptare të futbollit. Duket se AF Elbasani ka "blinduar" mesin e fushës dhe pritet që të prezantojë afrimin e ri.

1721142249_1675850598qose.jpg

Kristi Qose

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?