Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi

24 Korrik, 08:55| Përditesimi: 24 Korrik, 19:50

  • Share

Tirane- Federata Shqiptare e futbollit njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajneri brazilian të Kombëtares Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva.

Siç Report TV kishte mësuar më herët gjatë këtij muaji braziliani dhe FSHF kishin gjetur akordin mes tyre për të vazhduar bashkëpunimin por mëngjesin e kësaj të mërkure (24 korrik 2024) federate bëri edhe njoftimin zyrtar.

Silvinho së bashku me dy ndihmësit e tij argjentinasin Zabaleta dhe brazilianin Doriva kanë firmosur rinovimin deri në dhjetor të vitit 2025 pra deri në fund të fushatës kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 dhe nëse Shqipëria kualifikohet logjika është që skuadrën do vijojë ta drejtojë braziliani.

FSHF është e kenaqur me punën e bërë deri tani nga 50 vjeçari kur thotë se: “Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës”.

Objektivi tjetër thotë FSHF tashmë është i qartë kualifikimi për herë të parë në histori i Shqipërisë në një Botëror që do të ishte ai i vitit 2026 e që zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada.

Pas përfundimit të Euro 2024 ku Shqipëria e mbylli me një pikë në grupin e ferrit sfidat e radhës të kuqezinjve janë të Ligën e Kombeve. Aventura nis më 7 shtator ndaj Ukrainës e tre ditë më pas presim Gjeorgjinë në “Air Albania”.

Silvinjo është në drejtimin e Shqipërisë që prej janarit të vitit 2023 ku është ulur në pankinë në 16 ndeshje zyrtare e miqësore të marra së bashku dhe ka një bilanc prej 7 fitoresh , 4 barazime dhe 5 humbje.

Ora 14:23
16 ndeshjet e Sylvinho në pankinën kuq e zi, nga debutimi me humbje tek kualifikimi historik dhe pika e marrë në Euro 2024

16 janë ndeshjet që Sylvinho ka drejtuar ekipin kombëtar. Bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi flet për 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Nga sfidat e drejtuara deri më tani 11 kanë qenë zyrtare e 5 ndeshje miqësore

Braziliani Sylvinho ka debutuar me humbje në pankinën e Shqipërisë. 
Në mars të vitit të kaluar në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024 Polonia mundi 1-0 Shqipërinë. Më pas do të vinin dy fitore radhazi në muajin qershor ndaj Moldavisë 2-0 dhe Ishujve Faroe 3-1 në transfertë. Për eliminatoret e Europianit në shtator të vitit të kaluar Kombëtarja barazoi 1-1 në transfertë ndaj Çekisë dhe pak ditë më pas mundi 2-0 në “Air Albania” Poloninë.

Rrugëtimi i kuqezinjve drejt Euro 2024 vijoi me një super fitore në tetor 2023 ndaj Çekisë 3-0 në Tiranë e po në këtë muaj Shqipëria mundi 2-0 në miqësore Bullgarinë. Dy ndeshjet e fundit të vitit të kaluar Shqipëria nën drejtimin e Sylvinhos i barazoi 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë mjaftueshëm sa për të siguruar kualifikimin në Gjermani 2024 dhe barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe në Tiranë. 

Për këtë vit ekipi Kombëtar ka zhvilluar 7 ndeshje. 4 miqësore dhe tre sfidat e Euro 2024. Në mars Shqipëria u mund 3-0 nga Kili në  
miqësoren e luajtur në Parma dhe u mund 1-0 nga Suedia. 

Në fillim të qershorit në kuadër të përgatitjeve për Europianin në Hungari kuqezinjtë fituan dy ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin ndërsa në Europian Shqipëria u mund nga Italia, barazoi me Kroacinë dhe u mund nga Spanja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?