Debati i këtyre ditëve më duket aq shterpë sa shkon në limitet e idiotësisë dhe të egos së sëmurë për pushtet! Mund të këtë mijëra justifike apo shpjegime nga palët, por një gjë është e sigurt se ajo palë që mendon të Qeverisë si armike me SHBA ose në kundërvënie të tyre do të thotë se, jo vetëm nuk e don vendin, por kërkon me çdo kusht rikthimin e asaj periudhe, kur SHBA quheshin "imperialistë".
Të hamendësojnë se "këta" e sfiduan Amerikën, që morën PD që na ua paskan marrë dhe që e rrëzuan edhe Ramën, ku do të shkonte një qeveri e tillë? Imagjino një qeveri që asnjë ministër nuk do të pajisej me vizë për në SHBA? Imagjinoni një qeveri që mund të ketë një ministër të jashtëm që nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e Nato? Pra kjo mendësi e këtyre ditëve, jo vetëm nuk ka lidhje me të ardhmen dhe realitetin ku është e lidhur në marrëdhënie ndërkombëtare Shqipëria, por është e rrezikshme për vendin dhe demokracinë!
Disa nga "këta" i kuptoj se hallet e sikletet e PD duan t'i përdorin në mënyrë të dëshpëruar si mundësi për t'u rikthyer në radhët e PD edhe pse për ta dielli ka perënduar! Nga ky këndvështrim përjashtoj e do të doja të përjashtoja ata që kanë qenë statist që kanë ndërtuar PD dhe e kanë qeverisur Shqipërinë e nuk mund ta kuptoj se si ata po humbin lidhje me realitetin. Nuk mund ta kuptoj se si një statist ju kundërvihet SHBA që e mbështetën në rrugëtimin e tij institcuional, shtetëror e politik! PD ishte tempulli i marrëdhënieve amerikane e sot me disa iniciativa rrezikon të rikthehet një "Kore e Vogël të Veriut". Disa në mënyrë dëshpëruese e të pështirë duan të ndajnë Ambasadën Amerikane nga SHBA dhe nga Departamenti i Shëtit! Së pari, vendimet e Ambasadës jane pasojë e vendimit të Departamentit dhe jo e kundërta! Së dyti, Departamenti i Shtetit nuk ka përgënjeshtruar asnjë deklaratë të Ambasadës!
Së treti, jemi përballë një fakti të kryer që SHBA i kanë vënë kushte të pa negociushme dhe ka pak rendesk ose fare nëse janë politike, juridike apo nëse janë të drejta apo jo! Atëherë këta që këto ditë duan revolucion se ju kanë marrë PD si e mendojnë ta zgjidhin diktatin me SHBA duke e sfiduar apo duke e luftuar? Kush janë ata trima që do të donin një PD që udhëton vetëm nga Vermoshi në Konispol, apo maksimumi ne Beograd dhe në Stamboll? Kujt do i shërbente një PD e tillë? Demokratëve e shqiptarëve sigurisht jo! Nëse duan një PD të tillë demokratët e vërtetë që i duan SHBA dhe Shqipërinë nuk mund të dorëzohen dhe ta kthejnë ëndrrën e '90 në ëndrrën komuniste të' 41. Kemi paguar 40 vite komunizëm duke i konsideruar SHBA imperialist dhe armiq. Ata 40 vite na kanë kushtuar aq shumë sa nuk mund t'ia lejojmë kohës të përsëritet historia. Po sulmohet Basha këto! Ok po i kupto, por gjeni një trim që do të ishte në pozicionim e tij dhe do ju kishte thënë jo amerikanëve? Asnjë! Basha nuk është i lumtur për vendimin e marrë e kjo është e thjeshtë për t'u kuptuar politikisht! Por, në jetë ofrohen opsione që nuk mund të thuash jo!
Kjo situatë ishte e Bashës! Dikush ka aluduar e rastësisht janë pikërisht ata që kanë konflikt interesi pushteti që thonë se Basha duhet të jepte dorëheqjen se sa të merrte një vendim të tillë? Po, mirë supozojmë se Basha do të kishte dhënë dorëheqjen, kush do të ishte zgjidhja? Vetoja amerikane do të ishte aty dhe PD në një moment kritik, sepsebnuk do të kishte as kryetar! Ndoqa kundërshtarët e Bashës tek Opinion që shumë ishin të merakosur për pushtetin e tyre sesa për të ardhmen e PD! Kjo më bind akoma më shumë se Basha është alternativa e vetme dhe më mira që ka PD dhe Opozita!