Momenti mes të moshuarës dhe rojes së plazhit

Bota

E mori në krahët e tij për të shijuar aromën dhe freskinë e plazhit, momenti i rojës bregdetare me 95-vjeçaren bëhet viral

20 Tetor 2021, 10:10| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 10:11

  • Share

SHBA-  Mjafton një përqafim dhe një xhiro përgjatë bregdetit për t’i zbukuruar dikujt momentin, apo edhe ditën. Pikërisht këtë ka bërë një roje bregdetare në plazhin Orange në Alabama, i cili mori në krahët e tij gjyshen 95-vjeçare për të shijuar nga afër aromën dhe freskinë e detit.

Zonja Schneider po qëndronte e shtrirë ne shezlong dhe megjithëse u mundua të çohej nuk ia doli. Menjëherë rojës bregdetare i shkoi në mëndje t’i plotësonte dëshirën dhe pa hezitim e mori në krahët e tij dhe e shëtiti.

Fotografitë e këtij momenti të ëmbël dhe dashamirës po shpërndahet kudo në internet dhe po adhurohet nga njerëzit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?