Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga operacioni ku u sekuestruan sot 300 kilogramë kokainë në Durrës. Një pjesë e drogës ka pasur si ambalazhim të njëjtën logo si droga e kapur më 17 maj në Kosovë dhe që kaloi nga Porti i Durrësit. Bëhert fjalë për 400 kg kokainë në Lipjan. Siç shihet edhe nga pamjet kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'.
Lajmi kryesor:
Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit! Kamioni hyri nga Qafë-Thana ku rezultoi i pastër, u mbush në Shqipëri me destinacion final Napolin! Shoferi 40-vjeçar i prangosur: Nuk di gjë
K.T./ReportTv.al