Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë emrin e dy shqiptarëve, të cilën u lajmëruan sot në Kuvend nga ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë interpelancës me deputetin opozitar Ervin Salianji.
Shkelqim Cakoni u arrestua ne Itali, vrau ne 2015
Gazetari Sokol Dema mëson se është arrestuar në Itali, Shkëlqim Cakoni, i cili edhe sipas Ballës pritet të ekstradohet në Shqipëri ditët në vijim.
Cakoni në bashkëpunim me Edmond Pulajn pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar për vdekje Mark Rrikan dhe më pas Gjykata e Kurbinit e dënoi me 18 vite burgim për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal. Balla gjatë interpelancës me Salianjin lajmëroi se është arrestuar edhe një shtetas tjetër shqiptar, në Spanjë dhe ai në pritje për t’u ekstraduar.
Ermir Hebovija u arrestua ne Spanje
Ndërkohë në Spanjë u arrestua Ermir Hebovija
Më datë 13.11.2012, rreth orës 14:25 në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Ermir Hebovija, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe të armatosur me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin argjendarinë “Caku”, në pronësi të shtetasit Mithat Çaku. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur vëllai i pronarit të argjendarisë shtetasi Ruzhdi Çaku