Policia Hekurudhore e Bologna, gjatë patrullimit në stacionin e trenit

E paprecedentë në Bolonja, 40-vjeçari shqiptar dhunon dhe grabit të riun shurdhmemec te stacioni i trenit, policia e hekurudhës e arreston

3 Tetor, 16:56| Përditesimi: 3 Tetor, 16:59

  • Share

Bologna- Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia Hekurudhore e Bolonjës në Itali, pasi akuzohet se ka goditur me shqelma dhe grushte një të ri me aftësi të kufizuara (shurdhmemece), më pas i ka rrëmbyer nga dora çantën në përpjekje për t’u arratisur.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Piazza Medaglie d'Oro, përballë stacionit të trenit, por u raportua vetëm sot në media.

Kanë qenë vetë oficerët e Polferit, (policia e hekurudhës), që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se agresori po e rrihte dhe në momentin që i pa, tentoi të arratisej.

Pasi e ndoqën, oficerët e bllokuan në Piazza XX Settembre. Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, kishte mbi vete çantën, me celularin, portofolin dhe dokumentet brenda. Viktima, të cilës iu kthyen malli i vjedhur, njoftohet se ka pësuar traumë në fytyrë dhe edemë të hundës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2024 02:39

    Po nuk pati turp?! Po me kete fatkeq deshi te matet,e dhunoi dhe e vodhi?!

    Përgjigju
    • Elton: 06/10/2024 12:35

      Shpiptari qe i bie ne qafe shqiptarit ne vend te huaj Ja cfare jemi ne Sa mire tregojme qe te jesh shqiptar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?