Pazare me varret në Kuçovë, hapen gropa pa pasur morte! Qytetari: Bashkia ia ka dorëzuar varrezën publike, privatit! Pushteti vendor fajëson kompaninë

23 Shtator, 14:51| Përditesimi: 25 Shtator, 14:58

  • Share

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në varrezat publike të qytetit të Kuçovës. Punonjësit e kompanisë private “Pienves”në pronësi të Pilo Kerit kanë hapur gropa të reja varresh pa pasur shërbime funerale. Deri më tani janë hapur 8 gropa dhe siç duket nga pamjet janë bërë matjet dhe është rrethuar vendi me spango për hapjen e 3 gropave të tjera. Arben Polisi, qytetar i Kuçovës ka denoncuar në polici dhe në media duke akuzuar se po bëhen pazare.

Sipas tij kompania po hap gropa masive pa pasur njoftime për persona te vdekur, në mënyrë që më pas t’i shesë këto vend-varre. Edhe banorë të tjerë të zonës thonë se hapja e gropave pa pasur asnjë "mort" është e turpshme.

“Kjo ndodh vetëm në varrezat e Kuçovës. Bashkisë nuk i intereson  Janë 20 punëtorë, ca hapin biskota, ca ndjekin qytetarët.Hapin gropa pa pasur varrime. I hapin dhe i lënë seri. Kjo nuk lejohet as nga ana njerëzore dhe as ligjore. I hapin i lënë radhë, kur ndodh varrime i zënë, nëse jo i lënë në atë gjëndje. Këtu i kanë shitur varrezat. I kam vënë dijeni disa herë drejtuesit e bashkisë. Dhe dje ia dërgova me foto, thotë një qytetar.

Në dijeni të këtij shqetësimi është dhe bashkia e Kuçovës, e cila pranon se kompania private që ka për detyrë vetëm mirëmbajtjen e varrezës publike ka hapur gropa në mënyrë të paligjshme.

“Dy ditë më parë marr informacion për hapjen e disa varreve. Tek parcela e miratuar nga ana jonë për shërbim funeral pasi vjen ky informacion shkova e bëra verifikim në terren. Pashë që ishin hapur 2 varre dhe ishin piketuar për tu hapur 3 të tjera. Thirra kompaninë sipërmarrëse e i kërkova shpjegime për këtë fakt. Më dha argumente e I kërkova të zbatohet procedurave ligjore. Dhe nuk iu binda fakteve që më argumentoi kompania sipërmarrëse. I kishte bërë me dijeni tonë, jo të hapeshin para kohe në seri. I kërkova të mos vazhdohet me këtë procedurë por të vazhdohet procedura ligjore dhe rekomandimet tona për parcelën e vënë në dispozicion për shërbimin funeral. Bashkia ka bërë shpronësim public për atë parcelë dhe nuk ka asnjë tarifë financiare për shërbimin funeral si për qytetarët e Kuçovës dhe kompanitë sipërmarëse në këtë shërbim. Kjo është absolutisht shkelje. Kjo procedurë me hapjen e gropave në mënyrë paraprake pa pasur kërkesa nuk mund të quhet e pranueshme nga ana jonë.” thotw Nënkryetari i bashkisë së Kuçovës, që është dhe drejtori i degës së shërbimeve, thotw Sybi Shehu.

 Rregulli është në momentin që ka një kërkesë për këtë shërbim, vihemi në dijeni ne dhe kompania sipërmarrëse sipas detyrimeve ligjore hap gropën përkatëse për të kryer shërbimin.

Ndërsa policia e Kuçovës bën të ditur se ka nisur hetimet pasi ligji parashikon qartë se shërbimet funerale kryhen vetëm nga enti publik, ndërsa privati në bazë të kontratës me bashkinë ka për detyrë vetëm mirëmbajtjen e varrezës.

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Llogaritari: 23/09/2024 16:38

    Hahaha...a ju befsha gropen, na sjkrit se qeshuri.

    Përgjigju
  • goni: 23/09/2024 15:36

    Këtu nuk ka njerëz si ka mundësi të mos ketë varre të gjith kanë vdekur....!!!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?