Kristjan Asllani

E papritur nga Italia, Kristjan Asllani kërkon largimin nga Inter

20 Tetor 2022, 13:59| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 14:00

  • Share

Kristjan Asllani nuk është i lumtur me minutat te Inter. Mesfushori i Kombëtares u afrua te zikaltërit verën që lamë pas, me trajnerin Inzaghi që nuk e sheh si opsion të dytë pas Brozovic. "Tuttomercato" bën me dije se 20 vjeçari kërkon më shumë minuta, duke dashur një huazim në janar.

Gjasat janë që huazimi të jetë brenda Serie A, me shqiptarin që në minutat e dhënë ka treguar se di të mbajë përgjegjësinë mbi supe. Pasi përfundoi në stol edhe pas dëmtimit të Brozovic, Asllani është zgjedhje e katërt, kjo pas Calhanoglu apo edhe Mkhitaryan. Nuk dihet nëse Inter do jetë dakord me Asllanin, që kërkon më shumë minuta ose një largim në fomë huazimi në janar.

Inter ka marrëveshje me Empolin për huazimin një vjeçar të Asllanit deri në 2023, me zikaltërit që kanë detyrim blerje për numrin 14 të mesfushës. Vetëm 180 minuta këtë sezon të shpërndara në tetë ndeshje mes Serie A dhe Champions janë shumë pak që Asllani të tregojë cilësitë e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?