Peshëngritësi shqiptar Briken Calja nuk ka arritur që të dalë me medalje nga kampionati Botëror që po zhvillohet në Turkmenistan, pasi është pozicionuar i gjashti.
Paraqitja e kampionit të Europës nuk ishte ajo që pritej, kjo edhe për faktin se gjatë garës u duk se nuk ishte në formën më të mirë, ndërsa pësoi një lëndim.
Në shkëputje provën e parë e kaloi me sukses peshën 148 kg edhe të dytën me 155 kg, por dështoi te e treta me 157.
Prova e parë, 148 Kg e ngre me sukses
Prova e dytë, 155 Kg e ngre me sukses
Prova e tretë, 157 Kg por dështon
Në stilin e shtytjes e filloi me 181 kg, në të dytën ngriti 186, por dështoi te e treta kur tentoi 189 kg duke e mbyllur në vendin e gjashtë garën në peshën 73 kg.
Prova e parë, 181 Kg i ngre me sukses
Prova e dytë, 186 Kg e ngre me sukses
Prova e tretë, 189 Kg por dështon
Briken Calja ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas paraqitjes në kampionatin Botëror ku zuri vendin e gjashtë.
Ai e cilëson si të kënaqshme paraqitjen duke pasur parasysh gjendjen fizike dhe konkurrencën, ndërsa shton se ‘një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike’.
Calja e mbyll reagimin duke premtuar se ‘Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim’.
Statusi ne Facebook i Briken Cales