Analisti dhe gazetari Mero Baze

Politikë

'E përdorën me shpresën që t’i ndihmonte Greqia kundër Ramës', Mero Baze: Poshtërimi që PD po i bën Vangjel Dules është në kufijtë e racizmit

5 Maj 2021, 15:25| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:33

  • Share

Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të tyre pasi humbën zgjedhjet parlamentare më 25 prill. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baze shkruan se PD po poshtëron kreun e PBDNJ, Vangjel Dule duke i numëruar vetëm 500 votat e Tiranës dhe duke harruar ato mijëra qytetarëve me origjinë greke në të gjithë Shqipërinë. 

Gazetari e konsideron këtë në kufijtë e racizmit. 

Mero Baze thumbon, duke u shprehur re PD e përdori Dulen me shpresë që t’i ndihmonte Greqia kundër Ramës dhe tani po i numërojnë votat në Tiranë.

Kujtojmë se dje Vangjel Dule, ka deklaruar se kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Gent Strazimiri, ka bërë fushatë kundër tij. Dule ka akuzuar Strazimirin se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?