Pamje nga vendi i ngjarjes

E përplasi makina në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë te 'Trauma' 47-vjeçari (EMRI)

19 Janar 2022, 09:05| Përditesimi: 19 Janar 2022, 15:22

  • Share

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Mikel Marashi, drejtuesi i motorit i cili u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi 'Gocaj'. 47-vjeçari Marashi mbeti i plagosur rëndë ndërsa u dërgua drejt Traumës për ndihmë të specializuar.

Fatkeqësisht ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Kujtojmë se Marashi, teksa drejtonte një motor u përplas nga një mjet tip ‘Benz’.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 19/01/2022 10:13

    Ngushellime familjes, por kembesoret, motoristet dhe ciklistet jane krejt te papergjegjshem per rrezikun qe u shfaqet neper rruget kombetare kur levizin pa asnje ndricim ne mjet apo pa veshje fosforishente. Disa here mund te isha edhe une nje nga ata qe do kishte shtypur nje te tille ne rruge pa dashje dhe brenda rregullave te qarkullimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?