Belind Këlliçi

E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S'mund t'u merren paratë projekteve

28 Mars 2023, 12:06| Përditesimi: 28 Mars 2023, 12:12

  • Share

Pak ditë më parë kandidati i Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës Këlliçi bëri një premtim, të cilin shumë e kanë konsideruar utopi dhe populist, që do të ketë transport falas për të gjithë qytetarët e Tiranës. Por çfarë thonë studimte për këtë? Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it - agjencia gjermane për zhvillim - mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.

Studimi në fjalë, i hartuar nga ekspertët e GIZ-it dhe SUTI (Sustainable Urban Transport in Tirana), me mbështetjen e qeverisë gjermane, thekson se skema e transportit publik falas nuk ka gjasa të jetë zgjidhje optimale për realizimin e një transporti të qëndrueshëm në Tiranë. 

Sipas tij, kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës. Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas.

Ata theksojnë se transporti publik falas nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në mobilitetin në qytet, duke sjellë në vëmendje rastin e Tallinit, ku pasi transporti u bë falas, vetëm 3% e qytetarëve lanë makinat e tyre private. Studimi sugjeron që, në fakt, transporti publik në Tiranë ka nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke shtuar kapacitetet, rinovimin e flotës, shtimin e rrjetit dhe përmirësim të shërbimit ndaj klientit. Gjithashtu, ekspertë gjermanë shprehen: “Skema e transportit publik falas nuk duhet të financohet nga fonde që vijnë nga projekte të tjera”.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/03/2023 03:05

    Ne qytetin ku jetoj, autobuzet jane falas qe kur filloi pandemia.Kongresmenet e shtetit po perpiqen qe t'a bejne falas pergjithemone,por eshte shume e veshtire.Deri tani e kane shtyre deri ne fund te qershorit,pas kesaj date te shohim.Bileta nuk ishte shume e shtrenje me pare 1.75 $ pa abone/1.60$ me abone per te rritur;1.50$ pa abone/80 cent me abone per te moshuar,femijet 5 vjec e poshte falas,por s.d.q ndikojne ne buxhet sidomos per ata qe detyrohen te marrin nga dy ose me shume autobuze cdo dite vajtje-ardhje .Keto tarifa kane per t'u rikthyer prape po te rivihet bileta,por ama nuk ka njeri qe t'i thoshte /jo/ udhetimit falas me autobuze.Propozimi i Kellicit eshte nje enderr e bukur,por mbetet vetem enderr.Me mire te mendonte ndonje zgjidhje per bileta me te lira,se sa kete.

    Përgjigju
  • GENTI: 29/03/2023 01:34

    Si ato 300 000 vende pune te reaja qe premtonte PS-ja ja me duken keto mua.

    Përgjigju
  • Po je nga vicidoli dhe cepani: 29/03/2023 00:54

    Bravo kellic kerrici, me kete qe thua i bie te jesh fshatar o nga vicidoli,o nga cepani qe te hypesh ne urban ne Tirane pa leke. O u fshifte mortja o plehra qe talleni me hallet e popullit, se doni te ulni bythen ne karriget e shtetit e te vidhni akoma. Asnje vote foltores-leshelise o popull.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 28/03/2023 20:59

    Mire do behej mor jahu. Po te presesh nga Krrici i Berishe dhe spiun Metes kete gje eshte si besh priftin gamor. Nejse kur propozojne Krrica gamore kane me dale.

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/03/2023 19:13

    Aq poshtë ka rënë ai vend sa i bë dhe ky, një copë injoranti pa shkollë të na kandidojë...

    Përgjigju
  • Edi: 28/03/2023 17:23

    Po nai sufllaqe po kalove 5 ndalesa, ka falas?

    Përgjigju
  • Riti: 28/03/2023 16:35

    Ec belind mos ki frke se ka miser me kubike.

    Përgjigju
  • 136: 28/03/2023 16:23

    Histori leptopesh

    Përgjigju
  • Besniku Partis Mersepe Gazi çafaj: 28/03/2023 14:33

    O Kriçi i partis pall partis wc pd ka filluar e premton se do bin petlla nga qelli e kto petlla do i boj Sali Bajga. E pa besushme ça na digjojn veshet me pallat e pallaveshët e tipit belin kriçi dobiçi.

    Përgjigju
  • xhejms: 28/03/2023 12:51

    O KRRIC gomari autobuzet urban jane privat.... O palle thirri mendjes...

    Përgjigju
    • XXX: 28/03/2023 19:25

      Po kujt i plasi trapi se jan privat o zorraxhi? Shetit vendos te vetet pa lek. Le ti mbaj privati me lek, dhe ne ket rast do risi cilesine e autobuzeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?