Kosova & Rajoni

E qëlluan me 6 plumba në hyrje të shtëpisë, dalin pamjet e autorëve të vrasjes së gazetarit grek mbi motor, të veshur me rroba të errëta dhe kokore

11 Prill 2021, 16:07| Përditesimi: 11 Prill 2021, 16:20

  • Share

GREQI- Detaj të reja kanë dalë në sipërfaqe, përmes publikimit të një videoje në të cilën shfaqen 2 autorët, bashkëpunëtorë në vrasjes e gazetarit grek të kronikës, Giorgos Karaivaz, mesditën e së premtes, të cilin e qëlluan me armë me silenciator, duke e lënë të vdekur në hyrje të shtëpisë së tij.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në atë zonë, janë i vetmi material në duart e policisë, që mund të shërbejë në zbulimin e vrasjes së gazetarit dhe identifikimin e autorëve.

Në video shfaqen 2 persona mbi motor, njeri prej të cilëve e qëlloi me armë me silenciator, nga një distancë shumë e afërt, duke e lënë të vdekur.

Të dy shfaqen të veshur me rroba të errëta dhe kokore, gjë që po vështirëson edhe më shumë identifikimin e tyre,

Sipas hetimeve të kryera, ekzekutorët e krimit makabër, mendohet se kanë bashkëpunuar edhe me një grup tjetër, të cilët e kanë ndjekur gazetarin hap pas hapi për disa ditë.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj, Greqinë, ku gazetari grek i kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz, është vrarë në hyrje të shtëpisë së tij pasi u qëllua me 6 plumba nga persona ende të panjohur, ka ndodhur rreth orës 14:30, ditën e premte. Në bazë të të dhënave të policisë, në zonë janë gjetur të paktën 17 gëzhoja në tokë.

Policia greke vazhdon hetimet mbi identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?