Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

E qëndrueshme situata epidemiologjike në Kosovë, 49 raste të reja pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

11 Maj 2021, 15:40| Përditesimi: 11 Maj 2021, 15:43

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 49 persona dhe janë raportuar 3 viktima.

Ditën e djeshme janë regjistruar 47 persona pozitiv me COVID-19 dhe kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 2 qytetarë. Rastet ditore të infektimeve sa vjen edhe ulen, ky është një tregues që situata epidemiologjike në vend po përmirësohet.

Numri i pacinetëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusi është 346 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.538, ndërkohë që ai i viktimave është 2.213 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?