E reja nga Izmiri rrëfen për Report Tv momentet e para pas tërmetit: I vetmi tingull që dëgjonim ishin sirenat e ambulancave! Kemi frikë nga një rikthim

31 Tetor 2020, 18:16| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 18:25

  • Share

TIRANË"Ka shumë pasgoditje. Pas çdo goditje të re ne frikësohemi sepse nuk mund ta harrojmë ende forcën dhe frikën që shkaktoi tek të gjithë ne tërmeti I djeshëm"... Shprehet kështu Nazli Akis e reja nga Izmiri teksa rrëfen frikën dhe dhimbjen me të cilën po përballen qytetarët turk pas tërmetit që goditi mesditën e së premtes qytetin bregdetar.

"Në momentin që ndodhi tërmeti unë gjendesha në shtëpi dhe mendova se do të kalonte menjëherë, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Ne jetojmë në një qytet sizmik, kemi jetuar shumë tërmete, por asnjëherë në jetën time nuk kam përjetuar tërmet kaq të rëndë. Pavarësisht se ne të gjitha kemi marrë lëndë dhe kemi studiuar si të mbrojmë veten në raste tërmetesh me të vërtetë situata ishte tejet e rëndë", shprehet Akis.

E teksa thekson se asgjë nga mësimet e shumta që marrin në shkollë, nuk i kishte përgatitur për pamjet e tmerrshme që ata ndeshën vetëm pas disa sekondash lëkundje toke fatale.

"Kur dola jashtë situata ishte tejet e rëndë të gjithë njerëzit kishin dalë jashtë. Të gjithë mundoheshin të arrin dhe të flisnin me të dasdhurit e tyre. Megjithatë zërat e ambulancave ishin të shumta ato nuk mbaronin. Nuk kishin fund", rrëfen Akis. 

Me zërin që i dridhet dhe me sytë në lot, ajo na tregon se të gjithë shpresojnë që ky makth të marrë fund shpejt dhe të gjithë personat ende nën rrënoja të shpëtojnë. Nazli na tregon se pas tërmetit shumica e njerëzve dolën jashtë dhe kaluan natën në çadra.

"Pas tërmetit ne nuk jemi kthyer në shtëpi. Shumë ose në shtëpitë verore ose në kopshtet e shtëpive, parqet apo ndërtesa një katshe qëndruan. Sepse të qëndruarit në apartamente për në është tejet e rrezikshme këto kohë. Për personat të cilëve iu shemben shtëpitë, janë ngritur çadra ose u ofrua qëndrim falas në hotele. Ka akoma shumë persona të cilët gjenden në çadra ose hotele", u shpreh ajo.

E ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit në betejë me kohën po mundohen të shpëtojnë qytetarët të cilët ende janë të humbur.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?